Tsubame Industries, startup-i me bazë në Tokio ka zhvilluar një robot me katër rrota dhe 4.5 metra të gjatë, i cili duket si “Mobile Suit Gundam” nga një seri e animuar japoneze. Ai mund të bëhet i juaji për 3 milionë dollarë.I quajtur ARCHAX, sipas arkeopteriksit të dinosaurëve të shpendëve, roboti ka monitorë të kabinës që marrin imazhe nga kamerat e lidhura me pjesën e jashtme, në mënyrë që piloti të mund të manovrojë krahët dhe duart me levë nga brenda robotit.
Roboti 3.5 tonë, i cili do të prezantohet në Japan Mobility Show këtë muaj, ka 2 modalitete, “modaliteti i robotit” i drejtë dhe “modaliteti i veturës”, në të cilin mund të udhëtojë deri në 10kMh, raporton Reuters.
“Japonia është shumë e mirë në animacion, lojëra, robotë dhe vetura, kështu që mendova se do të ishte mirë nëse mund të krijoja një produkt që i ngjesh të gjithë këta elementë në një”, tha 25 vjeçari Ryo Yoshida, drejtori ekzekutiv i Tsubame Industries.
“Dëshiroja që të krijojë diçka që thotë ‘Kjo është Japonia’”, vazhdoi tutje ai.
Yoshida shpreson që roboti një ditë të mund të përdoret për “lehtësimin” e fatkeqësive ose në industrinë hapësinore.
Ryo u interesua për prodhim që në moshë të re, duke mësuar se si të saldonte në hekurishten e gjyshit të tij dhe më pas vazhdoi të themelonte një kompani që prodhonte duart protetike mioelektrike.
Ai bëri të ditur se ishte i etur për të mbajtur gjallë avantazhin konkurrues të Japonisë në prodhim. “Shpresoj që të mësojë nga gjeneratat e kaluara dhe të vazhdoj traditën”, deklaroi Yoshida.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.