LaPiat, Startup-i nga Toronto ju fton të shisni ushqimet që gatuani nga kuzhina juaj - Business Magazine Albania

LaPiat, Startup-i nga Toronto ju fton të shisni ushqimet që gatuani nga kuzhina juaj


Për të gjithë ju që gatuani në shtëpitë tuaja dhe mburreni me gatimet që bëni, tani është shansi juaj që të provoni këtë eksperiencë. Një aplikacion i ri që ju lejon të shisni ushqimet e gatuara në shtëpi, po lançohet në Toronto këtë Qershor, duke ju lejuar të bëni para’ nga krijimet tuaja origjinale.

I etiketuar si një “aplikacion për ndarjen e ushqimit – Food Sharing”, LaPiat, startup-i nga Toronto dëshiron të lidhë përdoruesit e uritur me njerëz që duan të gatuajnë në shtëpi.

Në vend që t’i lidhë përdoruesit me restorantet ekzistuese, aplikacioni synon të krijojë një rrjet të kuzhinës nga persona me prejardhje të ndryshme, duke shitur të gjitha llojet e artikujve ushqimor përtej restoranteve.

Nëse jeni duke bërë një vakt dhe ndodh që të keni një pjesë shtesë, ju mund ta vendosni këtë pjatë në LaPiat dhe të shihni nëse ka ndonjë person të uritur të interesuar, ndërsa mund të bëni disa para shtesë në të njëjtën kohë.

Lexoni: Si të sillemi kur shkojmë në një restorant?

Sipas website të saj, LaPiat, startup-i nga Toronto po e etiketon veten si një “revolucion në industrinë ushqimore” duke provuar ushqime të ndryshme dhe duke zvogëluar mbetjet ushqimore.

“Gatimi është leva më themelore e fuqizimit ekonomik dhe industria ushqimore e ka arritur atë përmes thyerjes së barrierave të rrepta të hyrjes,” thuhet në site.

Aplikacioni, i cili do të jetë i disponueshëm për telefonat Apple dhe Android, u lejon përdoruesve të aksesojnë ushqimet që janë në dispozicion në zonën e tyre dhe të kenë mundësi për të kontaktuar kuzhinierin për më shumë informacion.

Ashtu si Uber, kuzhinierët me LaPiat mund të regjistrohen përmes aplikacionit dhe të caktojnë oraret dhe menutë e tyre.

Lexoni: 5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve

Aplikacioni nuk garanton cilësinë dhe ndonëse gatimet “kontrollohen personalisht nga ekipi i LaPiat dhe mbahen në standarde të larta,” mënyra se si këto standarde do të respektohen nuk është ende e qartë.

“Në përputhje me rrethanat, siguria e ushqimit mbetet përgjegjësia përfundimtare e kuzhinierit prej të cilit blini,” shkruhet në faqjen zyrtare te LaPiat, Startupi nga Toronto i cili po tenton të ndryshojë mënyrën se si ushqehemi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0