Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët - Business Magazine Albania

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat thotë se është duke punuar për ta bërë aplikacionin e saj edhe më të sigurt për përdoruesit adoleshentë.Snap, kompania mëmë e platformës të enjten tha se do ta shpërndajë një numër të veçorive dhe politikave me synim që t’i mbrojë më mirë përdoruesit e moshave nga 13 deri në 17 vjeç, duke përfshirë edhe kufizimet në sugjerimet e miqve dhe një sistem të ri për largimin e përmbajtjes së papërshtatshme për moshën.

Kompania gjithashtu ka lansuar një seri të videove në YouTube për prindërit në lidhje me veçoritë dhe një ueb-sajt të përditësuar ku vihen në pah politikat e saj të sigurisë për adoleshentët dhe kontrollit prindëror, raporton CNN.

Veçoritë e reja vijnë mes presionit në rritje në platformat e mediave sociale nga ligjvënësit, edukatorët dhe prindërit për të mbrojtur përdoruesit e rinj nga përmbajtja e papërshtatshme, vëmendja e padëshiruar e të rriturve, shitjet e paligjshme të drogës dhe çështje të tjera.

Njoftimi i së enjtes vije pas lansimit të vitit të kaluar të Family Center të Snapchat, qendër kjo e cila prindërve u ofron më shumë njohuri se me kë po komunikojnë adoleshentët e tyre në aplikacionin e mesazheve.

Si pjesë e prezantimit të veçorive të së enjtes, Snapchat tani do t’u kërkojë përdoruesve 13 deri në 17 vjeç që të kenë një numër më të madh miqsh të përbashkët me një llogari tjetër përpara se ajo llogari të shfaqet në rezultatet e kërkimit ose si sugjerim miqsh, në një përpjekje për të shmangur që adoleshentët të shtojnë miq të cilët nuk i njohin në jetën reale.

Aplikacioni adoleshentëve do t’u shfaq gjithashtu edhe një paralajmërim nëse ata do të shtojnë një llogari që nuk ndan asnjë miq të përbashkët të Snapchat-it ose kontakte të telefonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0