Sipërmarrësit e suksesshëm, Albi Zhulali dhe Genti Selenica folësit kryesorë të Akademisë Ndërkombëtare Verore - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit e suksesshëm, Albi Zhulali dhe Genti Selenica folësit kryesorë të Akademisë Ndërkombëtare Verore


Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, më datë 7 Korrik 2017, do të sjellë për studentët e UBT-së themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të startup-it Softmogul Albi Zhulali dhe krijuesin e shërbimit të porositjes së ushqimit Baboon, Genti Selenica.

Fitues në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e katërt dhe të pestë të Albanian ICT Awards, në kuadër të kësaj ligjërate, ata do të ligjërojnë rreth temës më tiull “Inovacionet e vitit 2017 dhe e ardhmja e teknologjisë”, ku do të diskutojnë zhvillimet më të fundit në teknologji që po vazhdojnë të transformojnë botën dhe jetën e njerëzve.

Softmogul është një startup i themeluar nga një ekip tërësisht shqiptar në Tiranë, të cilët se fundmi janë pjesë e një prej akseleratorëve më të mëdhenj të botës në Silicon Valley “Plug & Play”.

Ndërkaq, Baboon është shërbim për porositjen e ushqimit me një sukses të paprecedent në Shqipëri duke arritur më shumë se 50,000 shkarkime, 15,000 klientë  dhe mbi 100 restorante në një kohë të shkurtër.

Albi Zhulali është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e një hoteli.

Platforma e Softmogul i lejon grupit menaxherial të konfiguroje tipat e dhomave, numrat e dhomave, çmimet e dhomave, ndërlidhjen e të gjithë kanaleve të shitjes si Booking.com, Expedia etj, krijimin e paketave të ndryshme për të personalizuar qëndrimin e çdo klienti si dhe raporte të detajuara lidhur me perfomancën e hotelit.

Gjithashtu me anë të Softmogul recepsioni mund të bëj check-in, check-out, si dhe të pranoj të gjitha metodat e pagesave nga një iPad.

Lexoni: Albi Zhulali do të ofrojë platformën “Reception App” falas për të gjitha hotelet në Shqipëri

Në Prill Softmogul fitoi çmimin “ICT Mobility of the Year” në garën mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards. Softmogul ka fituar edhe një investim prej 2 milionë dollarë nga një investitor i Izraelit.

Genti Selenica është formuar në Universitetin e Bolonjës në fushën e Business Information. Prej 1 Viti e gjysëm ka krijuar Baboon, shërbimin e porositjes dhe dërgimit të ushqimit online në Shqipëri.

Baboon është aplikacion mobil dhe platformë në ueb.

Baboon ne 15 muaj aktivitet ka arritur rezultate të rëndësishme. Baboon ka më shumë se 50,000 shkarkime, 15,000 klientë dhe mbi 100 restorante.

Në 2016 arriti të fitonte çmimin e rëndësishëm ne kategorinë ICT Mobility of the Year në Albanian ICT Awards IV, fitues i çmimit “Bleta e Artë” organizuar nga Kryeministri i Republikës se Shqipërisë dhe gjithashtu fitues i çmimit Web Summit si një prej 2000 startup-eve më të mira në Dublin.

Lexoni: Genti Selenica: “Çdo njeri, pas disa vitesh kur t’i shkojë mendja për të ngrënë do i kujtohet menjëherë BABOON”

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në Akademinë Ndërkombëtare Verore mund të aplikojnë në: http://sa.ubt-uni.net/sacse17/.

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi të njohura ndërkombëtarisht.

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore, në përgjithësi, shihni linkun: http://sa.ubt-uni.net.

burimi: pcworld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0