Sipërmarrësit e rinj më të mirë të 2015-ës

Sipërmarrësit e rinj më të mirë të 2015-ës


Këtu janë 5 sipërmarrësit nën moshën 30 vjeç që e kanë marrë fuqishëm botën e biznesit këtë vit, dhe një i gjashtë i cili ju provon se biznesi social mund të ndihmojë të paguani faturat gjithashtu…

Milenialët janë në krye të një revolucioni dixhital që po ndryshon mënyrën se si po drejtojmë jetët tona profesionale dhe private. Se si mund ta shfrytëzojnë ata këtë për përjekjet e tyre për sipërmarrje do të përcaktojë suksesin e startupeve të tyre, me adaptuesit e hershëm që kanë një avanazh fantastik konkurrues për të shfrytëzuar.

1. Michelle Phan (Ipsy)

michelle-phan-sipërmarrësit-e-rinj-të-2015-businessmag

Michelle Pan ka arritur atë që shumë mendje të biznesit besonin se mund të ishte e pamundur: të kthesh ndjekësit e blogut në klientë që paguajnë.

Ajo ka ndërtuar rrjetin e saj të blogging nga një pikë nisje, dhe për pak muaj ajo kishte më shumë se 1.7 milionë abonentë.

Por a do të hiqnin dorë ata nga paratë cash të fituara me shumë mund kur Michelle lançoi Ipsy, gjërat e saj të bukurisë? Rezultatet flasin vetë. Ipsy është një markë e cila ka ardhur furishëm në industri, me një milion klientë nga e gjithë SHBA dhe Kanadaja që marrin çantat e tyre të bukurisë çdo muaj.

Çdokush që e shndërron dhomën e blogun nga dhoma e gjumit në një biznes multimiliona paundësh meriton respekt të madh.

2. Adam Lipecz (Codie)

Adam-Lipecz-sipërmarrësit-e-rinj-të-2015-businessmag

Të rinjtë e vitit të shkuara do të jenë kënaqur duke luajtur me Lego, Pokemon dhe Super Nintendo (duke u bazuar në moshën e tyre) duke u rritur, por për fëmijët e sotëm panorama është shumë më ndryshe.

Gjenerata e fëmijëve inteligjentë ka nevojë për lodrat e saj për të luajtur, dhe kjo gjë i lindi idenë Adam Lipecz për të krijuar Codie; një robot lodër i dizenjuar për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë bazat e programimit.

Jo vetëm që Codie ka luajtur një rol të madh edukimin e mendjeve të reja rreth pushtetit dhe mundësive të ofruar nga programimi, por po bën shumë për të krijuar një forcë punëtore të stërvitur për të ardhmen.

3. Ella Woodward (Deliciously Ella)

Ella-Woodward-sipërmarrësit-e-rinj-të-2015-businessmag

Të qënit e aftë të kthesh një blog të thjeshtë në një biznes që nxjerr fitime duhet të jetë qëllimi për shumë sipërmarrës të rinj në epokën moderne, dhe pak e kanë arritur këtë sukses si Ella Woodward në 2015-ën.

E diagnostikuar me një sëmundje të rrallë në një moshë të re, Woodward krijoi markën e vet Deliciously Ella si një përgjigjie për nevojat e saj për ushqim të pastër. Sot, siti i Ellas merr më shumë se 150,000 klikime në ditë, dhe ka më shumë se 30,000 abonues që abonohen në blogjet e saj dhe për newsletter. Tani ajo jep mësime për gatimin, ka lançuar aplikacionin e saj të ushqimit (i cili zuri vednin e parë në iTunes) dhe librin me receta dhe ka dyqanin e saj online. Qenka një sipërmarrëse e ngarkuar pra!

4. William Zhou (Chalk.com)

William-Zhou-sipërmarrësit-e-rinj-të-2015-businessmag

William Zhou është afërsisht jashtë moshës së adoleshencës dhe ka krijuar tashmë një suitë me aplikacione të cilat përdoren në 20,000 shkolla dhe institucione arsimore përreth globit. Kështuqë nuk habitemi që bota e biznesit ka pritshmëri të lartë për Chalk.com.

Përveç detyrës së edukimit të brezave të ardhshëm, mësuesit e dimë botërisht, se kanë një mal me dokumenta dhe detyra administrative për të ekzekutuar. Softueri i William Chalk i lejon ata që të menaxhojnë detyrat e ndryshme nga një panel i vetëm, gjë që ua lehtëson punën.
Chalk.com po rritet me nje shpejtësi “alarmante”, dhe William shpreson se do të vazhdojë të zgjerohet gjatë 2016 dhe më pas.

5. Ben Towers (Towers Design)

ben-towers-sipërmarrësit-e-rinj-të-2015-businessmagÇfarë bënit kur ishit 13 vjeç? Ben Towers ishte 13 vjeç kur nisi agjencinë e tij të dizenjimit të faqeve të internetit. Tani ai është 16 vjeç dhe drejton agjencinë e cila mban emrin e tij, me një xhiro që pritet të arrijë 500,000£ deri në fund të këtij viti.

Ironia e pabesueshme është se, ligjërisht, Beni nuk lejohet që të punësojë njerëz në kuptimin tradicional, dhe kështu atij i është dashur të rekrutojë një forcë punëtore të klasifikuar si freelancers dhe praktikantë: duke përfshirë edhe veten.

 

+ Arthur Kay (Bio Bean)

arthur-kay-sipërmarrësit-e-rinj-të-2015-businessmagZgjuarsia e Arthur Kay-t qëndron në krijimin e një biznesi fitimprurës vetëm duke shërbyer si ndërmjetës ndërmjet dy industrive ekzistuese.

Koncepti pas Bio Bean është i thjeshtë: ata mbledhin kafe të përdorur të bluar nga kafenetë dhe grosistët nga e gjithë Londra dhe më pas i transformojnë në karkburant natyror të përdorshëm dhe paleta për biomasën; të cilat u shiten kompanive të transportit dhe furnizuesve me energji.

Kjo krijon një rrjedhë të ardhurash nga materiale të cilat nëse nuk do të përdoreshin në këtë mënyrë apo tjetër, do të dërgoheshin në landfille: pra një e mirë e dyfishtë. Kay është ai që qëndron në zemër të sipërmarrjes sociale të sapongjizur; si pronar i një biznesi “të gjelbër”, ai pret të marrë shumë duartrokitje për këtë propozim unik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0