Si të silleni në një mbledhje? - Business Magazine Albania

Si të silleni në një mbledhje?

Mbledhjet dhe takimet kanë qenë gjithmonë vende të rëndësishme, për të përparuar në karrierë. Por, pse shumica e njerëzve dështojnë në udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në takime?

Kalendarët tanë janë të mbushur me shumë detyrime, kështu që, për rrjedhojë, mbledhjet nuk merren seriozisht, ose thjesht jemi lodhur prej tyre.

Për të përfituar sa më shumë nga mbledhjet, duhet të keni mentalitet të caktuar. Mbledhjet janë mënyra më e fuqishme për të ndërtuar markën tuaj personale. Jepuni atyre rëndësinë që meritojnë.

 

Përgatituni

Kur merrni pjesë në një mbledhje, tregohuni gati për të dhënë ndihmën tuaj. Edhe 10-15 minuta përgatitje mund të bëjnë dallimin, midis të qenit pjesëmarrës në mbledhje dhe të bëheni ‘ylli’ i mbledhjes.

Përpiloni një plan të shkurtër mbledhje, që përfshin:

Qëllimi juaj për mbledhjen – cili dëshironi të jetë rezultati?
Axhenda e asaj që dëshironi të arrini.
Një listë me kë dëshironi të forconi marrëdhëniet.
Përmbajtja dhe materialet, që do të përdorni për të ofruar përditësimin dhe për të shprehur këndvështrimin tuaj, së bashku me çdo shtesë interesante.

 

Jini i pranishëm

Shumica e mbledhjeve ku marrim pjesë këto ditë, janë virtuale ose hibride, dhe kjo është një ftesë e madhe për të kryer shumë detyra.

Njerëzit nuk mund të na shohin kur po i shkruajmë një email një kolegu dhe kjo është një mënyrë për të kryer më shumë gjëra, apo jo?

Kur kryeni shumë detyra, mund të përfundoni diçka tjetër nga lista e detyrave, por po humbisni një mundësi për të bërë përshtypje te të tjerët, për të ndërvepruar dhe për t’u frymëzuar.

Angazhohuni të jeni të pranishëm dhe të përqendruar për të gjithë mbledhje – edhe kur tema nuk lidhet me detyrat ose ekspertizën tuaj.

Tregojuni njerëzve se, po i kushtoni vëmendje, duke bërë pyetje dhe duke hyrë në diskutimet përkatëse.

 

Jini bashkëpunues

Kur po prezantoni në një mbledhje, bëjeni atë si një diskutim në grup. Ngrini pyetje të rëndësishme. Pyesni të tjerët për mendimet e tyre.

Një nga gabimet më të mëdha, që njerëzit bëjnë në mbledhje, është të bëhen të padukshëm kur nuk është radha e tyre për të folur.

Kur jeni plotësisht i angazhuar, mund të ndërveproni me kolegët dhe të tregoni se jeni lojtar ekipi.

 

Shprehni mirënjohje

Takimet ju lejojnë të flisni publikisht për të tjerët dhe për kontributin e tyre.

Mos jini dorështrënguar me lavdërimet dhe vlerësimet. Udhëheqësit e dinë rëndësinë e njohjes së të tjerëve.

Dëshiron të të shohin si një udhëheqës, apo jo? Kur shpreh mirënjohje, jini specifik. Zëvendësoni “Punë e shkëlqyer” me “Ju jeni shumë i aftë në përdorimin e të dhënave, për të shprehur mendimin tuaj”.

 

Shfaqni veçantitë tuaja

Mbledhjet ofrojnë mundësinë për të shfaqur markën tuaj të veçantë. Jini vetvetja. Kjo do të thotë, që ju duhet të shmangni zhargonin e zakonshëm të biznesit – atë që thoni, si e thoni, materialet që ndani, ndërveprimin me të tjerët, etj.

Për shkak se takimet janë kaq të rëndësishme dhe kaq të fuqishme, për të rritur praninë tuaj dhe markën personale, përdorni një mentalitet të ri mbledhjeje.

Trajtojini mbledhjet si ndërtues të fuqishëm të markës personale dhe shikoni karrierën tuaj të rritet. / Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0