Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit? - Business Magazine Albania

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe cilësinë dhe përmbajtjen e saj. Nëse na duhet një adresë, një restorant, një parukeri, një numër telefoni, mund ta gjejmë fare thjesht duke naviguar në Google. Por nga ana tjetër shpesh rrezikojmë që të mbesim thjesht në botën virtuale të teknologjive, duke dominuar atë reale. Është koha që të reflektoni. Ndërkohë, nëse ju ndodh që t’ju zërë gjumi natën me celular në dorë ose në jastëk dhe nëse gjatë ditës hapni mesazhet edhe kur nuk ju ka ardhur një i tillë, atëherë është koha për të reaguar.

Koha për t’u “zgjuar” dhe për t’u kthyer në jetën reale

Lëreni mënjanë telefonin kur të jeni bashkë me miqtë ose me familjarët. Hiqjani zilen për pak dhe futeni në çantë. Nëse jeni midis miqsh mund të bëni edhe një lojë qesharake: vendosini të gjithë smartphone-t mbi tavolinë lart njëri-tjetrit. I pari që thyen rregullin “pa telefon”, paguan porositë. Ndërkaq, si alternativë, merrni në konsideratë blerjen e një celulari ekonomik, një nga ata të vjetrit me pak funksione dhe pa internet, që mund ta përdorni posaçërisht kur dilni me miqtë. Natën fikeni dhe mos keni frikë se nuk do t’ia arrini të zgjoheni ditën e nesërme: zilja e zgjimit bie edhe kur e keni të fikur, për fat të mirë ekziston edhe një opsion i tillë!
Lexo: Fizikanët shqiptarë, pjesë e eksperimentit më të madh botëror me CERN-in

2 në 3 njerëz  kanë varësi ndaj telefonit

Dy nga tre përdorues të celularit terrorizohen nëse nuk e kanë telefonin me vete. Të dhënat kanë dalë nga një studim që arrin në përfundimin se numri i atyre që vuajnë nga varësia ndaj telefonit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kështu, ata që kanë nomofobi, ose frikë nga mungesa e telefonit, ka shkuar në 66 për qind të përdoruesve nga 53 për qind që ishte 4 vite më parë. Mbi të gjitha nga nomofobia vuajnë të rinjtë nga mosha 18-24 vjeç. 77 për qind e tyre thonë se janë nomofobikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0