Fizikanët shqiptarë, pjesë e eksperimentit më të madh botëror me CERN-in - Business Magazine Albania

Fizikanët shqiptarë, pjesë e eksperimentit më të madh botëror me CERN-in

~2 minuta lexim

Dy universitetet më të mëdha shqiptare, Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik i Tiranës, janë tashmë zyrtarisht si ‘COOPERATING INSTITUTES’ në eksperimentin CMS (Compact on Solenoid), të CERN-it (Qendra Europiane e Kërkimeve Bërthamore, Gjenevë, Zvicër).

Në këtë eksperiment punojnë rreth 5 mijë kërkues shkencor nga e gjithë bota. Tashmë edhe grupi shqiptar, i përbëre prej 7 fizikanësh, do të jetë pjesë e këtij organizmi shkencor.

Marrëveshja u nënshkrua në 5 mars, në Gjenevë.

Me këtë marrëveshje, pjesë e eksperimentit më të madh në planet në fushën e Fizikës, është tashmë zyrtarisht edhe një grup fizikanësh shqiptarë. Ky grup përbëhet nga Prof. As. Dr. Rudina Osmanaj, Prof. As. Dr. Klaudio Peqini dhe Prof. As. Dr. Olta Çakaj (Universiteti i Tiranës- Fakulteti i Shkencave të Natyrës); nga Prof. As. Dr. Altin Gjevori, Prof. As. Dr. Dafina Hyka dhe Dr. Enkelejd Çaça (Universiteti Politeknik i Tiranës) dhe Dr. Ilirjan Margjeka, si personi i kontaktit të eksperimentit CMS për Shqipërinë.
Lexo: Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor

Pjesëmarrja e fizikanëve shqiptarë në këtë eksperiment vlerësohet si shumë e rëndësishme. Shkencëtarët shqiptarë kanë mundësi me të drejtë të plotë të kenë qasje te të dhënat eksperimentale reale duke publikuar rezultatet shkencore edhe në revista shkencore me famë botërore.trtbalkan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0