Si të punësoni autorin perfekt për blogun tuaj?

Si të punësoni autorin perfekt për blogun tuaj?


Të gjeni një autor për artikujt e blogut tuaj mund të jetë e vështirë, pavarësisht faktit se ka shumë freelancer (gazetarë të pavarur) që janë gati dhe të vullnetshëm të shkruajnë artikuj për ju. Ky mund të jetë një proçes i rekrutimit të këtyre autorëve për blogje:

1. Kuptoni atë që ju duhet

Gjëja e parë për të cilën keni nevojë është të përcaktoni për çfarë ju duhet pikërisht një shkrimtar. Për një blog, keni esencialisht dy opsione, një kontribues të rregullt me emrin e tij/saj, ose një shkrimtar anonim që ju “shet” artikujt. Të gjeni një autor anonim është shumë herë më e lehtë dhe normalisht më e besueshme. Dikush që do t’ju “huazojë” emrin e tij/saj për blogun tuaj përgjithësisht ka nevojë për njohje në publik, që do të thotë se ka gjasa se për shkak të obligimeve të tyre mund të mos kenë kohën për t’jua dedikuar juve aq sa do të donit ju.

Ata mund të kenë gjithashtu një çmim më të lartë nga ajo që jeni të gatshëm ju të paguani. Duke qenë se një autor anonim është më lehtë për t’u gjetur, më lirë që të punojë me ju dhe ka më shumë përfitime për brandin tuaj personal, besoj se pjesa më e madhe prej jush po kërkojnë për një ose dy të tillë para se të kërkojnë për kontribuesë profesionistë.

2. Lokalizoni autorët potencialë

Pra, ku mund t’i gjeni autorët e lirë për të shkruar në mënyrë anonime për ju? Keni disa opsione:

• Nxirrni një njoftim në Craiglist, në website-in tuaj ose në ndonjë faqe tjetër të kategorizuar;
• Shkoni në faqe si Textbroker, Writer Access, Zerys ose Constant Content;
• Shkoni te komunitetet e autorëve ose industria e forumeve ku shkruesë potencialë mund të kontribuojnë.

Me opsionin e parë, tendenca është të merrni shumë aplikime të një cilësie të ulët. Nuk ka metoda për feedback, kështuqë nuk i kushton ndonjë gjë një autori të shkruajë diçka “të shpëlarë” ose pa cilësi me shpresë se do të bëjë pak para.

Me opsionin e dytë, do të merrni shumë artikuj, por autorët kanë nxitjen të përformojnë mirë, pasi ndikon paraqitjen e tyre në faqe. Megjithatë, kur gjeni një shkrimtar që ju pëlqen, duhet të jeni të kujdesshëm me rekrutimin e tyre jashtë platformës. Disa platforma si Textbroker do t’ju mbikqyrin plotësisht nëse tentoni të kërkoni ose të merrni informacione kontakti. Gjithashtu, ju duhet edhe të paguani për përmbajtjet që merrni.

Opsioni i tretë është më shumë si një komunikim personal dhe do t’ju lejojë të zgjidhni dhe të intervistoni autorë potencialë para se t’i merrni në punë. Është falas, vetëm nëse komuniteti ka tarifë anëtarësimi, por nuk keni garanci se do të gjeni një autor për blogun tuaj.

3. Testoni dhe merrni në punë

Ju rekomandoj t’i përdorni të treja metodat, me një buxhet të moderuar për opsionin e dytë, për të marrë shumë aplikime. Disa nga këto materiale do të jenë të papërdorshme, sigurisht. Disa prej tyre mund të kenë një përmbajtje të qëndrueshme, të cilat mund t’i përdorni, por mund të mos i përshtaten qëllimit tuaj. Vëzhgojini këta autorë dhe kërkojuni atyre të ndryshojnë tematikën e materialeve që shkruajnë. Kur ta kuptojnë këtë, atëherë mund të jenë të përshtatshëm.

Në thelb, ajo që po bëni është testimi i një grupi autorësh për të parë se cili është më i përshtatshëm dhe cili adaptohet më mirë ndaj standardeve tuaja. Më pas do ta zvogëloni listën deri sa të gjeni kandidatin perfekt ose një pjesë të dobishme të tyre që ia vlen të mbahen.

Në momentin që keni zgjedhur një autor, ju duhet të përcaktoni termat e kontratës. Autori duhet të paguhet në kohë për punën e tij, ai duhet të dorëzojë punën e vet brenda afatit, ai është një kontraktor i pavarur dhe të dyja palët kanë të drejtë të mbyllin kontratën etj. Një kontratë është shumë e rëndësishme, edhe për qetësinë mendore edhe për rastet eventuale të mosmarrëveshjeve.

Në momentin që nënshkruani një kontratë, jeni në rregull. Idealja është kur marrëdhënia juaj rritet dhe lulëzon dhe autorët bëhen pjesë e rëndësishme e biznesit tuaj. Nëse për ndonjë arsye nuk funksionon kjo metodë, ekziston gjithmonë alternativa e dytë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0