Si është të kesh për koleg një robot? - Business Magazine Albania

Si është të kesh për koleg një robot?


Ju tashmë e keni një ide se si duket e ardhmja e punës, sepse ndoshta jeni duke punuar me robotët, inteligjencën artificiale dhe machine learning. Ata gjithnjë e më shumë po inkorporohen në çdo gjë, nga stacionet e punës në faqet e internetit të platformave cloud.

Por, ndërsa SHBA po udhëheq botën në investimin e robotikës, “Ka dëshmi të qarta se pikat drejt automatizimit robotik në shumë raste janë një plotësim për punën e njeriut, sesa një zëvendësim i drejtpërdrejtë”, thotë David Whitaker, ekonomist menaxhues në Qendrën për Ekonomi Dhe Kërkimet e Biznesit.

Lexoni: Inteligjenca Artificiale do të shkatërrojë vendet e punës dhe qeveritë nuk janë të përgatitura!

Ndërsa robotët bëjnë më shumë gjëra në zyrë, si do të jetë që t’i kemi ata asistentë dhe “kolegë zyre”?

Forma dhe funksioni

Shumë prej tyre do të integrohen në stacionet e punës dhe në pjesët periferike, si dhe platforma të ndryshme të bazuara në cloud, thotë Marco Perry, ekspert i robotikës, futurist dhe themelues i firmës shpikëse PENSA.

Drejtori i kërkimit të SAP, Kai Goerlich, thotë se shumica e këtyre “asistentëve” ka të ngjarë të integrohen në pajisjet që tashmë ju i përdorni. “Ne do të kemi më shumë algoritme, duke na ndihmuar të bëjmë punë të mërzitshme në zyrë. Pra, në thelb, analizat e taksave, analizat e imazhit, krahasimet, statistikat, etj.” Ai thotë se makinat ka të ngjarë të evoluojnë për t’u mbështetur më shumë në njohjen e zërit dhe më pak në shtypjen e tastierës. Pra, për shembull, i jepni pajisjes tuaj një komandë zanore, siç është caktimi i një takimi ose dërgimi i një dokumenti tek një person ose grup të caktuar dhe algoritmi do të shkëmbejë informacionin e nevojshëm me algoritmin e objektivit për të marrë detyrën.

Ky funksionalitet do të kursejë kohë dhe do të përmirësojë mënyrën se si ne punojmë, thotë futuristi Nikolas Badminton. Kur të uleni në vendin e punës, asistenti juaj i teknologjisë ka të ngjarë të ketë organizuar detyrat në pritje të ditës së ardhshme. “Ju ndoshta do të ecni në një zyrë dhe sistemi juaj po punon për ju në lidhje me atë që po ndodh në biznesin tuaj.”

Nevojiten aftësi të reja

Ndërsa shqetësimi për robotët në vendet e punës do të jetë i madh, përhapja e këtyre teknologjive do të krijojë role të reja, për të cilat punëtorët do të kenë nevojë për aftësi të reja. “Ne i përmbledhim ato si trajnerë, shpjegues dhe mbështetës”, thotë ai.

Trajnerët do të përfshijnë punë të reja për të trajnuar makinat mbi inteligjencën artificiale. Ai thotë se një shembull i mirë janë njerëzit që punojnë në chatbots dhe agjentët virtualë për të ndihmuar konsumatorët të bashkëveprojnë me kompanitë.

Lexoni: Profesionet që do të zhduken nga Inteligjenca Artificiale

“Ka nevojë për të trajnuar inteligjencën artificiale në vetë chatbots, për të mishëruar vlerat e kompanisë dhe personalitetin e duhur”, thotë ai. Shpjeguesit dhe mbështetësit janë vende të reja pune që përfshijnë shpjegimin e IA dhe mënyrën se si funksionojnë, mirëmbahen dhe përmirësohen sistemet IA gjatë gjithë kohës. Kjo do të krijojë kërkesë më të madhe për njerëz me aftësi teknologjike, por gjithashtu do të krijojë kërkesa më të mëdha për “aftësi të buta”, siç janë trajnuesit e ndjeshmërisë për të ndihmuar makinat të merren më me efektivitet me njerëzit dhe të mund të analizojnë nevojat e konsumatorëve.

Teksa teknologjitë e tilla ndihmojnë më shumë njerëz, Daugherty thotë se do të duhet të mësojmë të jemi të kënaqur që të bashkëveprojmë me ta.

Sfida të reja për menaxherët dhe HR 

Goldstein beson se robotët dhe IA në vendin e punës do të ndryshojnë në mënyrë dramatike resurset njerëzore dhe do të krijojnë sfida të reja në lidhje me menaxhimin e njeriut dhe robotëve. Dhe ndërsa do të ketë një tundim për të automatizuar gjithçka, aq më shumë njerëz do të duan të merren me një person të vërtetë, prandaj është e rëndësishme të konsideroni kontekstin në të cilin përdorni robotët, IA dhe machine learning dhe të përcaktoni nëse është me të vërtetë zgjidhja më e mirë për situatën, shton Perry.

“Nëse ju e automatizoni plotësisht atë, njerëzit ndihen të pafuqishëm”, thotë ai. Frustrimi mund të jetë gjithashtu një problem. Për shembull, nëse keni një problem të ndjeshëm në lidhje me sigurimin tuaj shëndetësor dhe nuk mund të merrni cilindo në telefon që t’ju ndihmojë, ka të ngjarë që të ndjeni një humbje të kontrollit dhe të ndjeheni sikur të mos jeni vlerësuar nga kompania, thotë Perry. Një dinamikë e tillë mund t’i largojë punonjësit me vlerë.

Përveç kësaj, kompanitë do të duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur privatësinë e punëtorëve, pasi ekziston potenciali që kompanitë të kapin pa dashje informacion të ndjeshëm rreth punonjësve. Se si do të përdoret dhe mbrohet ky informacion, janë ndër çështjet e reja me të cilat kompanitë duhet të përballen.

Sa për humbjen e punës, Badminton nuk është i bindur se do të jetë e tmerrshme. Historia na tregon se kur ndodhin risi, krijohen vende të reja pune, thotë ai.

Lexoni: Elon Musk thotë se arsyetimi i Mark Zuckerberg për inteligjencën artificiale është “i limituar”

Dhe ndërsa këto makina janë të dizejnuara për të hequr detyra dhe për t’iu mundësuar punonjësve të bëjnë punë më të vlefshme krijuese, Perry thotë se ka pasoja për të qenë tepër të varur nga makinat për të bërë punët tona.

Kjo na bën pak më të përgjumur“, thotë ai, duke cituar njerëz që nuk dinë numra të rëndësishëm të telefonit, sepse i kanë të ruajtura vetëm në një pajisje ose që nuk mund ta gjejnë rrugën e tyre pa GPS. “Jo vetëm që e merr kontrollin nga duart e mia, ajo merr inteligjencën nga unë, sepse nuk më duhet të mbaj mend gjë. Nëse sistemet bien, ju do të jeni tërësisht të humbur. Ju nuk mund të bëni asgjë për këtë,” thotë ai.

burimi: FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0