Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do t’i dhurojë 162 milionë dollarë për kompaninë, Microchip Technology, në mbështetje të prodhimit të çipave kompjuterikë.
Bëhet e ditur se 90 milionë dollarë do të shkojnë për përmirësimin e teknologjisë së një fabrike në Colorado, ndërsa 72 milionë të tjerë për zgjerimin e një fabrike në Gresham, Oregon.
Këto investime do t’i mundësojnë kompanisë të trefishojë prodhimin e saj vendas, dhe të zvogëlojë varësinë e saj nga fabrikat e huaja.
Pjesa më e madhe e parave do të rrit prodhimin e çipave që përdoren nga ushtria, markat e veturave, pajisjet shtëpiake, dhe ato mjekësore.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, investimet do të krijojnë 700 vende të reja pune gjatë dekadës së ardhshme.
Ky financim gjithashtu thuhet se do të ndihmojë edhe në zbutjen e inflacionit, pasi rritja e papritur e çmimeve ka ndikuar negativisht te amerikanët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.