SDC 2018: Samsung paraqet zbulimet e reja në Inteligjencë, IoT dhe Mobile UX - Business Magazine Albania

SDC 2018: Samsung paraqet zbulimet e reja në Inteligjencë, IoT dhe Mobile UX

~8 minuta lexim


Samsung ditën e djeshme ka zbuluar teknika të fuqishme zhvilluesish për platformat Bixby dhe SmartThings, si dhe përvoja të reja mobile nëpërmjet UI dhe Ekranet Infinity Flex. Për ta bërë ndërlidhjen në jetën tonë një realitet, Samsung është duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit dhe partnerët që të ndërtojnë shpejt, dhe të lancojnë eksperienca të reja për miliona pajisje në mbarë botën.

“Ne kemi arritur përparime të rëndësishme në AI dhe IoT, gjë që do të jetë vendimtare për të jetëzuar vizionin tonë” tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikacionit Mobil, në Samsung Electronics. “Progresi i bërë për Bixby dhe SmartThings hap një kapitull të ri ku produktet dhe shërbimet e palëve të treta mund të integrohen në shkallë në platformat AI dhe IoT. “Ekrani e palosshëm paraqet themelin për një formë të re të përvojës mobile. Ne jemi të emocionuar për të punuar me zhvilluesit në këtë platformë të re për të krijuar vlera të reja për klientët tanë. Mezi presim të shohim se ku do na çojë ky bashkëpunim dhe teknologjia.”

Ndërtimi i një Platforme Inteligjente të Shkallëzuar 

Bixby filloi si një qasje inteligjente, një mënyrë praktike për të përdorur zërin për të bashkëvepruar me telefonin tuaj. Tani, Samsung po e zhvillon atë në një platformë të shkallëzuar të inteligjencës për të mbështetur produktet dhe shërbimet e ndryshme në jetën e një konsumatori. Në SDC 2018, Samsung po zbulon mënyra të reja për zhvilluesit për të sjellë një përvojë më bashkëbiseduese, personale dhe të dobishme të asistencës inteligjente për më shumë konsumatorë. Për ta bërë më të lehtë për zhvilluesit për të shkallëzuar shërbimet e mundësuara nga Bixby, Samsung po prezanton Bixby Developer Studio. Tërësia e mjeteve ofron një mënyrë intuitive për zhvilluesit dhe partnerët që të in jektojnë inteligjencë në më shumë shërbime dhe pajisje. Zhvilluesit do të jenë në gjendje të krijojnë kapsulat Bixby – veçori ose shërbime të krijuara për Bixby – dhe t’i bëjnë ato lehtësisht të aksesueshme për konsumatorët në Tregun Bixby. Platforma Bixby do t’i lejojë zhvilluesit të përshtatin lehtësisht kapsulat e tyre nga telefonat celularë dhe televizorët në pajisjet shtëpiake dhe produkte të tjera në ekosistemin Samsung.

Lexoni: Samsung shpërblen klientët e saj me një garanci pesëvjeçare për të gjithë modelet e televizorëve UHD dhe QLED

Si pjesë e shkallëzimit të shërbimeve Bixby, Samsung është e angazhuar të zgjerohet në pesë gjuhë të reja në muajt e ardhshëm, duke përfshirë anglishten britanike, frëngjishten, gjermanishten, italishten dhe spanjishten.

Zhvillimi i një mënyre jetese të ndërlidhur për të gjithë

Vizioni i gjallë i Samsung mbi ndërlidhjen është i përqëndruar në një ekosistem të hapur IoT që bashkon numrin në rritje të pajisjeve të lidhura në një platformë të vetme. I disponueshëm në më shumë se 200 tregje anembanë botës, SmartThings sjell përvojën e  ndërlidhjes në një aplikacion të vetëm, duke sjellë IoT përtej shtëpisë së zgjuar, në makinën, zyrën dhe gjithkund mes tyre. Samsung është duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit që të lidhin pajisjet dhe shërbimet e tyre me platformën SmartThings me një suitë të re mjetesh në të ridizenjuarin SmartThings Developer Workspace. Këto mjete përfshijnë SmartThings Cloud Connector, SmartThings Device Kit dhe SmartThings Hub Connector. Zhvilluesit mund të ndërtojnë dhe të lançojnë një platformë, si dhe të integrojnë lehtësisht pajisjet Zigbee dhe Z-Wave. Përveç kësaj, puna e përditësuar me programin e certifikimit SmartThings (WWST) u jep zhvilluesve akses të drejtpërdrejtë tek ekspertët dhe burimet e SmartThings. WWST ndihmon që pajisjet dhe shërbimet të optimizohen plotësisht për platformën, në mënyrë që konsumatorët të përjetojnë eksperiencën më të mirë të mundshme.

Përvojë klienti pionere dhe inovacion i ekranit

Samsung prezanton një dizajn të ri intuitiv të ndërfaqes të quajtur One UI. Ky dizjan minimalist mban pjesët më të përdorshme në gjysmën e poshtme të ekranit duke e bërë më natyrale dhe të rehatshme përdorimin më një dorë të celularit. Kjo eksperiencë u riprojektua për të ulur rrëmujën dhe shpërqendrimet në mënyrë që përdoruesi të fokusohet dhe të navigojë më lehtë celularin e tij.

Infinity Flex Display së bashku me One UI sjell një lloj të ri eksperience që i lejon përdoruesit të bëjnë ato gjëra që më parë nuk kanë qënë të mundura për t’u realizuar me anë të një smartphone-i. Përdoruesit tashmë mund të kenë më të mirën nga të dy botët: një smartphone kompakt që shpaloset për të nxjrrë në pah një ekran më të madh dhe gjithëpërfshirës që mundeson kryerjen e disa veprimeve njëheresh. Eksperienca e përdorimit të aplikacioneve kalon lehtësisht nga një ekran i vogel të një më i madh në momentin e hapjes së aparatit. Gjithashtu përdoruesit mund të kërkojnë, shikojnë, lidhen dhe të kryejnë disa veprime duke përdorur tre aplikacione aktive njëherësh në ekranin e madh. Duke qënë se Infinity Flex Display është platform e gjeneratës së ardhshme, Samsung fton zhvilluesit  që të marrin pjesë në këtë udhëtim. Duke bashkëpunuar me komunitetin e zhvilluesve të  Google dhe Android, Samsung do të maksimizojë potencialin e këtij faktori të ri të formës për të krijuar një eksperiencë përdoruesi të optimizuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)