Rusia shpik ilaçin kundër kancerit. Njihuni me deklaratën e pabesueshme të Presidentit Vladimir Putin - Business Magazine Albania

Rusia shpik ilaçin kundër kancerit. Njihuni me deklaratën e pabesueshme të Presidentit Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se shkencëtarët rusë janë pranë krijimit të vaksinave kundër kancerit që së shpejti mund të jenë të disponueshme për pacientët. Putin deklaroi gjatë punimeve të një forumi mbi teknologjitë e së ardhmes:

“Ne kemi mbërritur shumë pranë krijimit të të ashtuquajturave vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese të një gjenerate të re. Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale.”
lexo: Rregullat për ‘fotografimin’ e ekranit në WhatsApp ndryshuan!

Disa shtete dhe kompani po punojnë për vaksinat kundër kancerit. Vitin e kaluar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me BioNTech me bazë në Gjermani për të nisur provat klinike duke ofruar “trajtime të personalizuara të kancerit”, duke synuar të arrijë 10,000 pacientë deri në vitin 2030.

Kompanitë farmaceutike “Moderna” dhe “Merck&Co” po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit që një studim afat-mesëm tregoi se përgjysmonte mundësinë e përsëritjes ose vdekjes nga melanoma, kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, pas tre vjet trajtimi. Aktualisht ekzistojnë gjashtë vaksina të licencuara kundër papillomaviruseve njerëzore (HPV) që shkaktojnë shumë kancere, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe vaksinat kundër hepatitit B (HBV), i cili mund të çojë në kancer të mëlçisë. Gjatë pandemisë së koronavirusit, Rusia zhvilloi vaksinën e saj Sputnik V kundër COVID-19 dhe e shiti atë në një numër vendesh, megjithëse brenda vendit u përball me hezitimin e gjerë publik për t’u vaksinuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0