Design Overview në Konferencën e Tiranës

“Rritja e kreativitetit në Shqipëri”, Design Overview në Konferencën e Tiranës


Design Overview në Konferencën e Tiranës.

“Rritja e kreativitetit në Shqipëri”


Shqipëria nuk është e famshme për reklamimin, dizajnin apo industrinë e saj kreative në përgjithësi. Gjë e cila bën sens. Vendi ka qenë i izoluar për 50 vjet deri në 1991-in kur sistemit të fundit dhe më të ashpër diktatorial të Ballkanit i erdhi fundi. Megjithatë situata ishte e paqëndrueshme edhe gjatë dekadës së ardhshme: anarkia, kriza e firmave piramidale dhe lufta civile ishin vetëm fillimi i tranzicionit. Realisht Shqipëria filloi të rritej vetëm në vitet 2000.

Vendi është në hapat e tij të parë, në të gjithë sektorët. Edhe industria e kreativitetit gjithashtu. Por duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë kohët e fundit. Nevoja për të bërë bashkë industrinë kreative dhe inicimin e një dialogu rreth cilësisë së tregut ishin esenciale.

Renato Tata, Drejtori Kreativ i Ogilvy & Mather Albania ka iniciuar dhe themeluar së bashku me Redon Skikuli Design Overview në Tiranë (aka DOIT). Konferenca e parë ndërkombëtare e mbajtur ndonjëherë në Shqipëri e këtij lloji iu dedikua Reklamimit, Dizajnit dhe Medias së Re me një vizion të qartë për krijimin e një komuniteti të fortë, për të ndryshuar fushat e krijimtarisë (kreative) në vend dhe për të nxitur zhvillimin e tyre nëpërmjet edukimit, inspirimit, motivimit dhe ushqyerjes së kreativitetit në Shqipëri.

Renato Tata-Redon Skikuli-Design Overview-businessmag

Design Overview në Tiranë, në edicionin e saj të 4-t, ka tashmë një impakt të lartë në tregun lokal dhe një njohje të lartë në nivel europian, duke mikpritur disa nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e reklamimit dhe dizajnit nga e gjithë Europa.

Ditët e sotme komunikimi ecën përpara, industria kreative ndryshon dhe diversiteti është bërë standardi i ri. DOIT përqafon mentalitetin e ri dhe fton folësit (spikerat) që të promovojnë dhe mbështesin diversitetin në të gjitha aspektet.

Laura Jordan Bambach, ish-Presidentja e D&AD, Partnere në Kreativitet e Z. President dhe bashkëthemeluese e SheSays do të ndajë eksperiencën e saj të gjerë dhe do të flasë për rëndësinë e femrave në industrinë e kreativitetit. Nga ana tjetër, Andrew Barratt, Drejtor i Ogilvy Pride (Ogilvy & Mather Group UK), i cili kohët e fundit është njohur nga Financal Times & OUTstanding si i pesti në listën “Top 30 Liderat e Ardhshëm të LGBT) do të flasë për diversitetin, me një fokus të qartë për të bërë të dukshëm modelet shembuj të Komunitetit LGBT në kapacitetet (përmbajtjen) e rrjedhës që po ndjek marketingu.

Rradhët e konferencës do të plotësohen nga një sërë agjensish të dalluara si Serial Cut (nga Spanja), një ikonë miks ndërmjet kulturës pop dhe surrealizmit. Artificial Rome (nga Gjermania), art dhe teknologji për moshën e informacionit. Beetroot Design Group (nga Greqia), zyra e dizajnit të informacionit e vlerësuar me shumë çmime dhe Vasilis Pallas, iDesign Studio (nga Shqipëria), një talent i ri shumë premtues.

Mbështetur nga Ogilvy & Mather, McCann, JWT, DDB, New Moment dhe të tjerë.
Aprovuar nga Design Lobby dhe European Design Festival

Design Overview në Tiranë, 21 Nëntor 2015
Për të mësuar më tepër dhe për pjesëmarrje vizitoni: designoverview.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0