“Kinfolk”, revista e pavarur amerikane, që trajton stilin e jetesës së ngadaltë, e botuar nga Ouur, me qendër në Portland, Oregon, i ka kushtuar një vend të rëndësishëm modelit të agroturizmeve që po zhvillohen në Shqipëri.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, publikoi në rrjete sociale, foto nga revista prestigjioze amerikane “Kinfolk”, ku prezantohen sipërmarrësit shqiptar pranë agroturizmave që kanë ngritur në zona të ndryshme të vendit. Ndërsa vëmendja fokusohet tek ushqimi, që luan rolin kryesor, në tërheqjen e vizitorëve të shumë vendas dhe të huaj.
Lexo: Bëhuni një Superhero
Me larmi të bollshme informimi dhe foto, artikulli përshkruan takimet me sipërmarrësit e “Uka Farm”, “Gurra Perrise”, Mal i Dajtit, Pazari i Ri, TID Tirana, Mrizi i Zanave, që janë disa modele kuptimplotë të pasionit për jetesën në fshat dhe atraksione zhvillimi në disa plane.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.