Rama: Ja pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Rama: Ja pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e Investimeve për Rajonin, një aktivitet i zhvilluar në Londër. Kreu i qeverisë mbajti një fjalim online, pasi nuk ishte fizikisht i pranishëm, ku ndër të tjera dha arsyet pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri.Rama u ndal edhe tek sistemi i energjisë, për të cilin tha se në Shqipëri çmimi nuk ka ndryshuar, ndërsa borxhi publik- theksoi ai- ka shënuar rënien historike nën 60%. Kreu i qeverise tha se Shqipëria në 10 vitet e fundit ka ndryshuar shumë, pasi ‘nga një vend me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që vitin e kaluar ka shkuar në një shifër 10 milionë turistë’.

“Unë jam veteran i këtyre formateve sepse kam qenë   i pranishëm qysh si ka lindur ky format para 10 viteve. Në 10 vite kanë ndryshuar shumë gjera, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi.

Rajoni po ndryshon, bota po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar. Nga një vend me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që vitin e kaluar ka shkuar në një shifër 10 milionë turistë.

Dallimi para 10 vitesh është se resurset tona po diversifikohen me energji solare dhe energji të erës dhe sistemit jonë që ka qenë gati për tu shkatërruar për shkak se shumica e popullatës nuk paguante faturën, sot kemi një pasqyrë tjetër.

Çmimi i energjisë tonë nuk ka ndryshuar fare dhe në trendët jemi nën nivelet e rajonit dhe borxhi ynë publik ka pësuar rënie historike nën 60 % në 2023.

Bashkë me vendet e tjera të rajonit jemi vend i mirë për të shtuar investimet serioze. Për ti përgjigjur pyetjes pse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri? Një përgjigje e thjeshtë është: Duhet sepse nëse nuk e bëjnë ata e bën tjetër kush”, u shpreh Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0