Punësimet sezonale në turizëm, shtyhen në mes të sezonit
Përditësuar së fundmi: 22/06/2018

Punësimet sezonale në turizëm, shtyhen në mes të sezonit

Share
nga Albana Mucaj
Qer 22, 2018

Të rinjtë që dëshirojnë të punësohen në projektin e ri “Smile Albania” kanë mundësi për të aplikuar deri ditën e martën e javës së ardhshme.

Në një konferencë për mediat kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej ka thënë se shtyrja e afatit do të bëhet për shkak të bllokimit të herëpashershëm të sistemit on line ku bëhen aplikimet për punësimin sezonal.

Lidhur me kontratat e punësimit Dedej sqaroj se do të bëhen në korrik ndërsa theksoi se ky vit do të shërbejë për ta projektuar më mirë këtë proces për vitin e ardhshëm, si edhe për të llogaritur buxhetin përkatës.

Numri i aplikimeve ka arritur aktualisht në 500, 80% e të cilëve aplikuan përmes sistemit online, në faqen zyrtare të Agjensisë.


Evente

Le të ndërtojmë një rrjet nervor

Shtator 26, 2018
6:30 PM – 9:30 PM

Coworking Week 2018

Tetor 4, 2018
7 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM