Puna e ngarkuar shkatërron të përditshmen tuaj. Ja pse duhet të luftojmë për të qenë produktivë. - Business Magazine Albania

Puna e ngarkuar shkatërron të përditshmen tuaj. Ja pse duhet të luftojmë për të qenë produktivë.

Puna e ngarkuar shkatërron të përditshmen tuaj. Ja pse duhet të luftojmë për të qenë produktivë.

Puna e ngarkuar shkatërron të përditshmen tuaj. Ja pse duhet të luftojmë për të qenë produktivë.

Shpërqendrime, mërzi, harresë. Duket sikur po shihni një film të mërzitshëm? Po sikur ta dinit, që kështu ndihet truri, për detyrat me ndikim të ulët dhe të përsëritura?

Ju ndoshta jeni tepër të njohur me llojin e mësipërm të punës së ngarkuar: emailet e pafundme dhe listat e detyrave, të dhënat e shumta që duhet të shkruani. Nëse ndonjëherë hasni vështirësi të bëni atë që ka rëndësi dhe kryeni detyrat e lehta, mund të fajësoni efektin e urgjencës: trurit i pëlqen të mbyllë ciklet e punës, kështu që kërkon detyra që mund t’i përfundojë shpejt, dhe jo ato me vlerë afatgjatë.

E thënë thjesht: Ne duhet të luftojmë biologjinë për të qenë produktiv, në vend që të jemi thjesht të zënë me punë.

Pse kryerja e shumë detyrave njëkohësisht nuk është zgjidhja

Neuroshkencëtari Daniel J. Levitin e shpreh këtë ide më ashpër. “Megjithëse ne mendojmë se po bëjmë disa gjëra në të njëjtën kohë (multitasking), duke kryer shumë detyra, ky është një iluzion i fuqishëm dhe djallëzor.”

Përpjekja për të bërë TË GJITHA gjërat menjëherë, na bën gjithashtu shumë më pak efikas.

Është zbuluar se kryerja e shumë detyrave rrit prodhimin e hormonit të stresit dhe kortizolit, i cili mund të mbistimulojë trurin dhe të shkaktojë paqartësi mendimi”.

Multitasking krijon mungesë reagimi ndaj varësisë nga dopamina, duke shpërblyer në mënyrë efektive trurin, për humbjen e përqendrimit dhe për kërkimin e vazhdueshëm për stimulim nga jashtë”.

Kjo shpjegon pse ndjeni nevojën t’i përgjigjeni menjëherë një telefonate, në vend që të prisni deri në pushimin e drekës. Edhe kur nuk është urgjente, kjo ndjenjë përfundimi, të jep një rritje dopamine.

 

Përqendrimi në detyrat me ndikim të ulët shkatërron karrierën

Gjatë punës, hasen shumë pengesa, prandaj duhet të bëheni më strategjik dhe krijues me kohën tuaj.

Në vend që të harxhoni kohën me detyra të pafundme me ndikim të ulët, kushtojani energjinë dhe burimet tuaja, asaj që ka më shumë rëndësi:

  • Punësimi i punonjësve të talentuar;
  • Nxitja e një kulture pozitive pune;
  • Krijimi i një produkti me cilësi të lartë;
  • Krijimi i lehtësirave për përdoruesit.

Pra, duhet të përqendroheni në detyrat tuaja me vlerë të lartë fillimisht, nëse doni të përparoni në karrierën tuaj.

Detyrat me ndikim të ulët mund të mos duken aq problematike, por ato përfundojnë duke zbehur misionin dhe qëllimin tuaj, dhe përfundimisht ju pengojnë nga potenciali juaj i vërtetë.

Mbani në mend: Cilat janë përpjekjet tuaja kryesore? Çfarë ju emocionon kur punoni në një detyrë?
Me shumë mundë gjai, nuk është duke shtypur të dhëna manuale ose duke shënuar një listë detyrash. Ju duhet të drejtoni të gjithë energjinë, tuaj në detyra që ju emocionojnë.

Ju mund të mendoni se produktiviteti (ose mungesa e tij), është problemi juaj më i madh. Por, kjo nuk është e vërtetë. Shpenzimi i orëve të tëra në punë të ngarkuara pa mendje si detyrat me ndikim të ulët është fajtori i vërtetë.

Megjithëse automatizimi nuk do të zvogëlojë ngarkesën e punës, ai do t’ju ndihmojë të ndërtoni sisteme për të ndryshuar në mënyrë dramatike drejtimin dhe fokusin e punës.

Sepse, në fund të fundit, ndërtimi i një biznesi afatgjatë ka të bëjë me krijimin e diçkaje me vlerë. Dhe ne mund ta arrijmë këtë, vetëm duke qenë të vetëdijshëm për përfitimet që mund të sjellim. / Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0