Publikohet shtesa në paga për këto kategori - Business Magazine Albania

Publikohet shtesa në paga për këto kategori

Qindra mijëra punonjës të administratës publike do të përfitojnë rritje page bazuar në vendimin e qeverisë, publikuar nga Rtsh.al. Rritjet e pagave përfshijnë:
  • Punonjësit e sektorit të teknikës së shtypshkrimit në Qendrën e Botimeve Zyrtare: 14,000 lekë/muaj.
  • Punonjësit shpëtues të sektorit të emergjencave dhe shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera: 9,000 lekë/muaj.
  • Punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes: 9,000 lekë/muaj.
  • Shofer-mekanikët në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit: 9,000 lekë/muaj.
  • Punonjësit në shërbimet e shëndetit mendor: 9,000 lekë/muaj.
  • Punonjësit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit: 9,000 lekë/muaj.
  • Shoferët në urgjencën e spitaleve: 14,000 lekë/muaj.
  • Rojat mjedisore në administratat e zonave të mbrojtura: 8,000 lekë/muaj.

Në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, shtesat variojnë nga 14,000 deri në 19,000 lekë/muaj. Punonjësit e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit të Operës dhe Baletit gjithashtu përfitojnë rritje page nga 14,000 deri në 24,000 lekë/muaj për pozicione të ndryshme.

Punonjësit në pozicionin “magazinier” në Kryeministri përfitojnë rritje page prej 23,000 lekë/muaj, ndërsa punonjësit mbështetës dhe të specialiteteve të ndryshme në Kryeministri dhe institucione të tjera përfitojnë rritje nga 4,000 deri në 8,000 lekë/muaj.

Efektet financiare për vitin 2024 do të mbulohen nga buxheti i miratuar dhe fondi i kontingjencës për rritjen e pagave.

 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0