Pse njerëzit e zgjuar bëjnë gabime "idiote"?

Pse njerëzit e zgjuar bëjnë gabime “idiote”?


Njerëzit inteligjentë janë ata që fitojnë më shumë para, akumulojnë më shumë pasuri, dhe madje jetojnë më gjatë. Në pamje të parë, të qënit të zgjuar duket si diçka shumë e thjeshtë. Por ka një anë tjetër medalja.

Njerëzit inteligjentë kanë një reputacion për të bërë gabime “të trasha”, veçanërisht në situata që kërkojnë gjykim të shëndoshë.

“Gjykimi i shëndoshë nuk është aq i shëndoshë”-Volter

Pas dekadave kërkime, shkencëtarët po fillojnë më në fund të kuptojnë pse ndodh kjo. Shane Frederick në Universitetin e Yale ishte midis të parëve, të cilët udhëhoqën këtë studim shkencor, që shpjegoi pse të menduarit racional dhe inteligjenca nuk priren të shkojnë “dorë për dore.”

Në studimin e tij, Frederick u dha njerëzve disa probleme të thjeshta për t’i zgjidhur, si kjo e fundit: Një shkop dhe një top kushtojnë 1 dollarë dhe 10 centë. Sa kushton topi?

Frederick zbuloi se disa njerëz kanë tendencën që të japin përgjigjien e gabuar, duke thënë se topi kushton 10 centë. Ti, ndërkohë e dije se përgjigjia e saktë ishte se topi kushtonte 5 centë dhe je plotësisht i justifikuar nëse po pyet veten, nëse ata më pak të zgjuarit ishin edhe ata që dhanë përgjigjiet e gabuara.

Psikologët nga Universiteti James Madison dhe Universiteti i Torontos i bënë të njëjtën pyetje vetes. Ata bënë të njëjtin test logjik për qindra njerëz dhe krahasuan korrektësinë e përgjigjieve të tyre me nivelin përkatës të inteligjencës. Kërkuesit zbuluan se njerëzit e zgjuar kishin më shumë gjasa që të jepnin përgjigjien e gabua,r sepse ata bënin më shumë gabime mendore kur zgjidhnin probleme.

Njerëzit inteligjentë janë më të prirur për të bërë gabime idiote për shkak të vendeve të “verbra” se si e përdorin logjikën. Këto “pikat e verbra” ekzistojnë sepse njerëzit e zgjuar tentojnë të kenë më shumë besim te vetja përsa i përket aftësive të tyre të arsyetimit. Kjo është arsyeja sepse ata janë mësuar me të pasurit të drejtë dhe dhënien e përgjigjieve të shpejta që ata as nuk e kuptonin sepse po e “dreqosnin” kur përgjigjeshin pa i menduar gjërat.

“Leshkot” që jepnin përgjigjiet e gabuara në të vërtetë nuk ishin aq “leshko”. Kur Frederick ua dha pyetjen studentëve të Harvardit, Princetonit dhe M.I.T-it më shumë se gjysma e tyre u përgjigjeshin asaj gabim. Edhe studentët nga disa prej universitetet më prestigjioze në botë bëjnë gabimë idiote.

Mbase gjëja më e frikshme në lidhje me gabimet që njerëzit shumë inteligjentë bëjnë është se sa të pavetëdijshëm janë ata rreth tyre. Njerëz nga të gjitha nivelet e inteligjencës u dorëzohen asaj që quhet “paragjykimi i vendeve të verbra”. Kjo është, ne dimë shumë mirë t’ua vëmë re të tjerëve gabimet dhe të tmerrshëm për të njohur gabimet e vetes sonë. Sa më idiot gabimi, aq më e vështirë është për një njeri inteligjent për ta pranuar që e ka bërë.

“Unë e di se jam inteligjent për shkak se jam në dijeni të faktit se nuk di asgjë.”- Sokrati

Duket sikur në jetën e përditshme nuk zgjidhim probleme të tilla si shkopi dhe topi , por truri që “punon” për zgjidhjen e këtyre problemeve është po i njëjti që “punon” në të menduarin e përditshëm. Kështuqë tendenca për të bërë gjëra idiote ndjek njerëzit e zgjuar në vendin e punës. Mendoni disa nga mënyrat më të zakonshme me të cilat njerëzit inteligjentë bëjnë “i gjuajnë vetvetes”.

Njerëzit e zgjuar kanë besim të tepruar te vetja

Një jetë me lavdërime dhe me rrahje supesh i bën njerëzit e zgjuar të zhvillojnë një besim gjakftohtë në inteligjencën dhe aftësitë e tyre. Ndërsa mbusheni me komplimente , është shumë e thjeshtë të presësh që gjërat të shkojnë ashtu siç e pret ti. Por kjo është pritshmëri e rrezikshme. Njerëzit e zgjuar ndonjëherë nuk arrijnë dot të kuptojnë se kur kanë nevojë për ndihmë dhe edhe kur e kuptojnë një gjë të tillë janë të ndërgjegjshëm se askush nuk është mjaftueshëm i denjë për t’u dhënë ndihmën që duhet.

Ata i sforcojnë njerëzit

Njerëzit e zgjuar zhvillojnë personalitetet tipike të njerëzve që arrijnë më tepër se gjithë të tjerët, sepse gjërat u serviren shumë lehtë. Ata thjesht nuk e kuptojnë se sa shumë duhet që të tjerët të punojnë për të arritur të njëjtat gjëra, dhe për shkak të kësaj i nënvlerësojnë ata. Njerëzit e zgjuar e vendosin shumë lart “stekën” dhe kur të tjerët vonohen apo nuk i bëjnë gjërat ashtu siç duhen, ata mendojnë se kjo vjen sepse ata nuk përpiqen. Kështuqë ata i sforcojnë ata dhe në këtë mënyrë u shpëton mundësia për të ndihmuar të tjerët në arritjen e qëllimeve që këta të fundit i konsiderojnë shumë të rëndësishme.

Ata gjithmonë kanë nevojë të kenë të drejtë 

Është e vështirë për këdo që të pranojë ashtu siç i ka hije faktin se janë gabim. Është ende mëe vështirë për njerëzit e zgjuar sspse ata rriten duke qenë të mësuar me faktin se kanë të drejtë gjithë kohës saqë bëhet pjesë e identitetit të tyre. Për njerëzit e zgjuar, ta kenë gabim e perceptojnë si një sulm personal dhe të pasurit të drejtë një domosdoshmëri.

Ata vuajnë mungesën e inteligjencës emocionale

Ndërsa inteligjenca dhe inteligjenca emocionale nuk shkojnë në shina paralele (Njerëzit e zgjuar kanë mesatarisht të njëjtin nivel të inteligjencës emocionale me të tjerët), kur një person nuk ka inteligjencë emocionale (Emotional qoeficient ose EQ), është e dhimbshme për të. Këta njerëz me nivel të lartë të inteligjencës dhe me nivel të ulët të inteligjencës emocionale e shikojnë botën si meritokraci. Arritjet janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi ndërsa njerëzit dhe emocionet e tyre pengojnë. Që në fakt është një turp pasi një studim shkencor i titulluar TalentSmart me më shumë se një milion njerëz tregon se edhe midis atyre me nivelin më të lartë të inteligjencës, njerëzit me performancën më të lartë janë pikërisht ata me nivelin më të lartë të inteligjencës emocionale.

Ata dorëzohen kur dështojnë

A ju ka ndodhur ndonjëherë që gjatë një eventi sportiv të shihni fytyrën e habitur të atletit të cilin të gjithë e prisnin të fitontë dhe që nuk fitoi në fakt? Njerëzit e zgjuar bien shpesh në grackën e të parit të dështimit si fundin e botës sepse suksesi i vazhdueshëm u krijon pritshmëri që ua bën të vështirë ta tolerojnë dështimin. Njerëzit që duhet të punojnë fort për atë që arrijnë kanë praktikën e duhur për të përballuar dështimin. Ata mësojnë ta përqafojnë atë sepse e dinë se dështimi është veç një hap larg suksesit.

Ata dështojnë në zhvillimin e kurajës

Kur gjërat bëhen vërtet të thjeshta për t’u arritur, është e thjeshtë t’i shikosh mundimet e punës si diçka negative (një shenjë që do të thotë se nuk keni atë që ju duhet). Kur njerëzit e zgjuar nuk mund ta kompletojnë diçka pa një sasi shumë të madhe mundimesh, ata tentojnë të ndihen të stresuar dhe të sikletosur. Kjo i bën që të bëjnë hamendësimet e gabuara, se nëse nuk arrijnë ta bëjnë diçka thjesht, ka diçka që nuk shkon te ta. Si rezultat i kësaj, njerëzit e zgjuar tentojnë të bëjnë diçka tjetër që u afirmon sensin e tyre të rëndësisë që kanë, në vend që të shpenzojnë kohë për t’i zhvilluar vetes kurajën që u duhet për të patur sukses në nivelet më të larta të mundshme.

Ata bëjnë shumë detyra në të njëjtën kohë

Njerëzit e zgjuar mendojnë vërtet shumë shpejt, saqë i bën edhe të paduruar. Ata preferojnë të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, kështuqë nuk do ta shpërdorojnë atë. Ata mendojnë aq shpejt saqë kur bjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, u duket sikur po punojnë dhe po arrijnë të përfundojnë më shumë punë, por Universieti i Stanfordit ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë. Jo vetëm që “multitasking” ju bën më pak produktivë, por njerëzit që e bëjnë shpesh atë për shkak të vetëbesimit se janë të mirë në shumë gjëra, në fakt janë më keq se ata që preferojnë që të bëjnë një gjë çdo kohë.

Mezi pranojnë feedback-un

Njerëzit e zgjuar tentojnë të nënvlerësojnë opinionet e të tjerëve, që do të thotë se kanë probleme kur vjen puna që dikush është mjaftueshëm i kualifikuar për t’u dhnëë feedbackun për të cilin kanë nevojë. Jo vetëm që kjo tendencë pengon rritjen dhe performancën e tyre, ajo mund të çojë në marrëdhënie “toksike” profesionale dhe personale.

T’i sjellin të githa bashkë

Disave ky artikull mund t’u duket sikur po u zbehim vlerën njerëzve të zgjuar, por kjo nuk ëhstë e vërtetë. Disa nga dhuratat më të mëdha në jetë, duke përfshirë edhe inteligjencën e lartë, mund të vijë me sfida. Nëse nuk jeni i gatshëm t’i jepni një vështrim të sinqertë të gjithë pikturës, po e ‘shisni’ veç për një periudhë afatgjatë. Dhe kjo në vetvete nuk përbën zgjuarsi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0