Pse guximi është çelësi i një lidershipi të madh - Business Magazine Albania

Pse guximi është çelësi i një lidershipi të madh

guxim

Përgjatë epokave, njerëzit kanë kërkuar për alkiminë e saktë të përbërësve që ka një udhëheqës. Liderët e mëdhenj thuhet se demonstrojnë gjykim të fortë, por të arsyetuar, marrjen e rrezikut, por të llogaritur.
Lista e karakteristikave që përbëjnë lidershipin e mirë është kaq e gjatë dhe kontradiktore, saqë lideri aspirant lipset të pyesë vetën: “Ku duhet t’ia filloj?” Për fat të mirë, ka një pikënisje të qartë. Një karakteristikë e udhëheqjes  ose më saktë, virtyt që dominon mbi karakteristikat e tjera: Guximi.

Aristoteli e quajti guximin virtytin e parë, sepse ai bën të mundur të gjitha virtytet e tjera. Përveçse është virtyti më i rëndësishëm njerëzor, ai është edhe virtyti më i rëndësishëm i biznesit.
Mendoni për këtë: Koncepte të tjera të rëndësishme të biznesit si lidershipi, inovacioni dhe shitjet vyshken në mungesë të guximit. Udhëheqja kërkon marrjen e vendimeve të guximshme dhe shpesh jopopullore. Udhëheqja kërkon guxim. Inovacioni përfshin krijimin e ideve të reja që sfidojnë traditën. Inovacioni kërkon guxim. Shitja kërkon guxim. Hiqni guximin dhe shitjet, inovacioni dhe udhëheqja humbasin fuqinë e tyre.

Por çfarë bëjnë njerëzit e guximshëm?
Lexo: Shpiket roboti që gatuan në 5 minuta

Besimi te të tjerët – heqja dorë nga nevoja për të kontrolluar situatat ose rezultatet, të kesh besim te njerëzit dhe të jesh i hapur ndaj drejtimit dhe ndryshimit.
Guximi i zërit— ngritja e çështjeve të vështira, dhënia e reagimeve të vështira dhe ndarja e opinioneve që nuk janë shumë të pëlqyeshme.
Lajmi i mirë është se të gjithë kanë aftësinë për të qenë të guximshëm!

Me më pak frikë dhe më shumë guxim, punëtorët marrin përsipër projekte më të vështira, merren më mirë me ndryshimet dhe flasin më me dëshirë për çështje të rëndësishme. Me pak fjalë, punëtorët e guximshëm përpiqen më shumë, besojnë më shumë dhe tregojnë më shumë. Si një udhëheqës biznesi dhe sipërmarrës, detyra juaj është të vendosni guxim brenda njerëzve dhe t’i inkurajoni ata. Duke zbatuar tre llojet e ndryshme të guximit, si dhe këshillat e mësipërme, guximi mund të përdoret mirë në vendin tuaj të punës

leadership

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0