Pse duhet të ruhemi nga Smart TV? - Business Magazine Albania

Pse duhet të ruhemi nga Smart TV?


Numri i pajisjeve të lidhura me internet po rritet në mënyrë drastike dhe në të njëjtën mënyrë po rriten dhe kërcënimet mbi to.

Jashtë këtij rreziku nuk mbeten as televizorët “inteligjentë” ose siç njihen gjerësisht “Smart TV”.

Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Sulmet e fundit janë aq të sofistikuara saqë dhe kompanitë që prodhojnë “Smart Tv” nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje. Hakerat kanë publikuar dhe kodin sesi mund të aksesojnë televizorët tuaj, por nuk po e publikojmë materialin filmik për të shmangur keqpërdorimin e këtij kodi. Ky është vetëm një imazh e një pjese të këtij kodi.

Pas një hakimi të televizorit tuaj as një “restart” dhe as një rikthim i pajisjes në gjendjen fillestare nuk do të largonte virusin prej saj. Ai do të veprojë gjatë gjithë kohës në “background”.

Një herë i sulmuar dhe sulmuesi mund të ketë kontrollin e televizorit tuaj duke ju shfaqur në ekran përmbajtjen që ata dëshirojnë.

Por jo vetëm kaq! Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t’iu filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si “passwordet” e llogarive të “Facebook-ut” dhe “e-mail-eve” nëse ju keni hyrë më parë në to nga navigimi në televizorin tuaj.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0