Prezantohet makina e parë me energji diellore, quhet “Eva” - Business Magazine Albania

Prezantohet makina e parë me energji diellore, quhet “Eva”

Mbërrin makina e parë me energji diellore. Quhet Eva dhe vjen nga India, ku është prezantuar në “Auto Expo 2023”. Automjeti i hap rrugën kështu një tjetër game automjetesh me energji të pastër, ka një kabinë për dy të rritur dhe një fëmijë, është e pajisur me një bateri elektrike që ka autonomi prej 250 km, ndërsa duke shfrytëzuar energjinë diellore ka një autonomi prej 10-12 km.
Lexo: Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale, hapen thirrjet për aplikime

Karikimi i baterisë elektrike realizohet në vetëm 45 minuta, ndërkohë që kompania bën të ditur se në fund të vitit do futet në prodhim, dhe parashikohet që ne 2024 të dalë në shitje.Në paketën e shërbimeve ka të përfshirë monitorimin e presionit të gomave, diagnostikimin e mjetit, GPS, statistikat e udhëtimit, asisitencë për parkim, telekamera ne anën e prapme dhe anash saj. Është e lehtë dhe e vogël, duke e bërë mjaft të manovrueshme në trafik dhe në parking.
Karikimi i baterisë bëhet në 45 minuta, pritet të dalë në treg në 2024.
moneycontrol

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0