Peter Thiel, bashkë-themelues i PayPal në mbështetje të startup-eve kineze - Business Magazine Albania

Peter Thiel, bashkë-themelues i PayPal në mbështetje të startup-eve kineze


Peter Thiel po konsideron strategjinë për të investuar në startup-et kineze.

Miliarderi konservator po peshon qasje të ndryshme për investime, duke përfshirë ngritjen e një fondi drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet një partneriteti. Thiel ka bërë vizita të rregullta në Kinë për disa vite dhe ende nuk e ka kristalizuar planin e tij.

Lexoni: Çfarë mund të mësojnë sipërmarrësit nga këta 3 miliarderë?

Thiel, i cili ka një pasuri prej 3.3 miliardë dollarësh, mbikëqyr një rrjet firmash sipërmarrëse që janë përqendruar kryesisht në SHBA. Investimet e tij përfshijnë gjithçka që nga HQ Trivia deri tek data mining për ushtrinë përmes Palantir Technologies Inc dhe ndërtimin e raketave me Space Exploration Technologies Inc.

Interesi i Thiel në Kinë vjen mes tensioneve në rritje midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Presidenti Donald Trump, që miliarderi ka mbështetur, ka njoftuar tarifat mbi 50 miliardë dollarë të prodhimeve kineze dhe po kërcënon të vendosë tarifa për një vlerë shtesë prej 200 miliardë dollarësh.

Nën administrimin e Trump, Shtetet e Bashkuara u kanë vështirësuar investitorëve kinezë që të marrin aksione në kompanitë amerikane. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar firmat amerikane, përfshirë Sequoia Capital dhe Lightspeed Venture Partners, të mbështetin startup-et kineze.

Interesi i ri i Thiel në kompanitë kineze do të përfaqësonte atë që ai ka shprehur disa vjet më parë në librin e tij “Zero në një”, nocionin e inovacionit në Kinë.

“Mënyra më e lehtë që Kina të rritet është që të kopjojë atë që ka funksionuar tashmë në Perëndim. Dhe pikërisht kjo është ajo që po bën,” shkroi ai.

Kina ka prodhuar një numër të madh kompanish private me vlerë më shumë se një miliardë dollarë, si startues nga grupi i blerjeve Meituan-Dianping dhe agjenti i lajmeve Toutiao që futen në një treg masiv të konsumit të brendshëm dhe krijon risi të reja që nuk janë parë më parë në Perëndim.

Pesë vjet më parë, SHBA kishte 9 nga 20 kompanitë më të vlefshme të internetit dhe Kina kishte vetëm dy, sipas Mary Meeker, një partner i firmës sipërmarrëse Kleiner Perkins Caufield & Byers. Ndërsa tani ka 11 firma amerikane në atë listë, numri nga Kina është rritur në 9, tha Meeker në “Internet Trends Report 2018” në Maj.

Lexoni: Nga Sergej Brini tek Elon Musk: Pse emigrantët themelojnë kaq shumë biznese?

Thiel, një investitor i hershëm në Facebook Inc. dhe bashkë-themelues i PayPal Holdings Inc, ka përdorur pasurinë e tij personale për të mbështetur një sërë projektesh, duke përfshirë ndërtimin e qyteteve offshore dhe bindjen e studentëve për të braktisur shkollën dhe për të shfaqur shpirtin e tyre sipërmarrës. Thiel gjithashtu bashkë-themeloi firmat sipërmarrëse Founders Fund dhe Mithril Capital ndër të tjera.

Miliarderi është gjithashtu duke u larguar  nga San Francisko dhe po transferon fondet e tj pesonale Thiel Capital dhe Fondacionin Thiel në Los Anxheles, njoftoi Bloomberg në Shkurt. Miliarderi ka qenë kritik ndaj Silicon Valley duke e cilësuar atë si “mono-kulturor” dhe “toksik”.

/bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0