Por, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pati një divorc me gruan e tij MacKenzie Bezos, i cili i ka zvogëluar vlerën neto të tij në vitin 2019.
Kjo është arsyeja kryesore për rënien e vlerës së tij të përgjithshme, ndonëse është akoma në krye të listës së miliarderëve.
Lexoni gjithashtu:
Një letër e humbur e bëri australianin miliarder
Businessmag sjell listën e disa miliarderëve të teknologjisë më të pasur në botë, bazuar në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.
Këto shifra janë të datës 30 tetor 2019.
12. CEO i Tesla dhe Space X, Elon Musk, rriti vlerën e tij neto me 1.79 miliardë dollarë
Musk i ka realizuar premtimet e tij të mëdha këtë vit.
Me gjithë pasurinë e tij masive, CEO i Silicon Valley mesa duket ka pohuar se nuk ka shumë para.
Vlera totale neto: 25.8 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit deri + 1,79 miliardë dollarë
11. Vlera e Michael Dell u rrit për 2.99 miliardë dollarë
Michael Dell është themelues dhe CEO i firmës së tij të informatikës Dell. Firma u bë private në vitin 2013, por ajo u kthye në tregun publik në dhjetor të vitit 2018.
Vlera totale neto: 31.2 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 2,99 miliardë dollarë
10. Drejtori i Përgjithshëm i Tencent, Pony Ma
Si CEO i konglomeratit kinez të teknologjisë Tencent, Ma është rivali më i madh i Jack Ma në skenën e teknologjisë kineze (ata nuk kanë lidhje familjare).
Interesat e Tencent janë të larmishme, por firma është e njohur më së miri në perëndim si forca lëvizëse prapa WeChat, aplikacioni i mesazheve të çastit që është i përhapur në Kinë.
Vlera totale neto: 32.9 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 618 milionë dollarë
9. MacKenzie Bezos
Ajo u bë një nga gratë më të pasura në botë pas divorcit të saj nga CEO i Amazon, Jeff Bezos, duke fituar 35.4 miliardë dollarë.
Ajo luajti një rol kryesor në themelimin e Amazon, duke e drejtuar atë me burrin e saj të atëhershëm, ndërsa shkruante një plan biznesi.
Vlera totale neto: 35.4 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 35.4 miliardë dollarë
8. Themeluesi i Alibaba, Jack Ma
Pavarësisht dajles në pension në muajin shtator, themeluesi i Alibaba, ka vazhduar të përfitojë nga 6% të aksioneve të tij në gjigantin e tregtisë elektronike.
Vlera totale neto: 41.6 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 5,95 miliardë dollarë
7. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Steve Ballmer
Ballmer ka diversifikuar interesat e tij të biznesit që kur dha dorëheqjen nga bordi i Microsoft pesë vjet më parë dhe ai tani zotëron ekipin e NBA të Los Angeles Clippers.
Vlera totale neto: 53 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 14.3 miliardë dollarë
6. Bashkë-themeluesi i Oracle, Larry Ellison
Bashkëthemeluesi i Oracle dhe drejtori ekzekutiv i teknologjisë, ka shijuar një vit shumë të frytshëm në pasurinë personale pasi Oracle arriti të ardhura totale prej 9.2 miliardë dollarë për tremujorin e parë të këtij viti.
Vlera totale neto: 59,7 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 10,4 miliardë dollarë
5. Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin
Në vitin 2019, presidenti i Alphabet ka arritur të konsolidojë vendin e tij mes pesë personave më të pasur në botë.
Gjoba prej 1.7 miliardë dollarësh për Google nga Komisioni Europian në mars, për praktikat e reklamave “abuzive” ishte e treta në tre vjet, por pasuria e themeluesit mbeti e “parrezikuar”.
Vlera totale neto: 59.4 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 9.51 miliardë dollarë
4. Bashkëthemeluesi tjetër i Google, Larry Page
Ashtu si bashkëpunëtori i tij i Google, CEO i Alphabet ka shtuar gati 10 miliardë dollarë në vlerën e tij neto pasi kompania vazhdoi të sigurojë fitime të jashtëzakonshme.
Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2019, Alphabet fitoi 9.18 miliardë dollarë.
Vlera totale neto: 61.2 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 9,92 miliardë dollarë
3. Drejtori Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg
Mark Zuckerberg shtoi 20,7 miliardë dollarë në pasurinë e tij.
Pasuria e Zuckerberg është rritur me mbi 40% vitin e kaluar, pavarësisht se kompania e tij kaloi një vit të vështirë përsa i përket imazhit publik.
Projekti Libra i kriptovalutës ka humbur një të katërtën e mbështetësve fillestarë.
Sidoqoftë, përfitimet nga reklamat në Facebook dhe vëmendja që jep publiku, gjithnjë i mban investitorët të interesuar.
Lexoni gjithashtu:
Gjoba 5 miliardë dollarëshe ndaj Facebook-ut e bën Mark Zuckerberg-un më të pasur
Vlera totale neto: 72,7 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit deri në datën e përmendur në vlerën neto: + 20,7 miliardë dollarë
2. Themeluesi i Microsoft, Bill Gates
Themeluesi i Microsoft, shumë shpejt tejkaloi Jeff Bezos si personin më të pasur në botë në tetor, por ai e humbi përsëri këtë “privilegj”.
Megjithatë, vlera neto e 64-vjeçarit është rritur këtë vit edhe kur raportohet se ai dhuroi mbi 35 miliardë dollarë për bamirësi në vitin 2019.
Vlera totale neto: 108 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit + 17.6 miliardë dollarë
Lexoni gjithashtu:
Bernard Arnault tejkalon edhe Bill Gates. Bëhet personi i dytë më i pasur në botë.
1. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos
Jeff Bezos është “varfëruar” për 14.9 miliardë dollarë, por akoma mbetet personi më i pasur në botë.
Megjithëse Bezos mban titullin e personit më të pasur në botë, vlera neto e Drejtorit Ekzekutiv të Amazon ka marrë një goditje këtë vit, kryesisht për shkak të një marrëveshje divorci prej 38 miliardë dollarësh me ish-gruan e tij, MacKenzie, në qershor.
Lexoni:
Jeff Bezos dorëzon ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë – Bien fitimet e Amazon
Vlera totale neto: 110 miliardë dollarë
Ndryshimi nga fillimi i vitit – 14.9 miliardë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.