Jeff Bezos dorëzon ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos dorëzon ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë – Bien fitimet e Amazon


Nëse gjigandi i tregtisë online, Amazon, do të vijojë me këto ritme rënien e saj, atëherë Bezos do të humbasë rreth 7 miliardë dollarë nga pasuria e tij. Ai është investitori më i madh i firmës me 58 milionë aksione me vlerë rreth 96 miliard dollarë.

Kompania e blerjeve në internet, zbuloi se fitimet kishin rënë në 2.1 miliardë dollarë gjatë tre mujorit të tretë të vitit, duke shënuar kështu dhe rënien e parë të tyre në më shumë se dy vjet.

Lexoni edhe:

Si e rriti njerku i Jeff Bezos djaloshin që u bë njeriu më i pasur në botë

‘Amazon’ gjithashtu theksoi se me shumë mundësi, fitimet do të vazhdojnë të bien edhe në tremujorin e katërt, pasi planifikon të shpenzojë rreth 1.5 miliardë dollarë për transportin ditor, pothuajse dyfishin e shumës që shpenzoi në tremujorin paraardhës.

Kjo rënie e papritur e çmimeve të aksioneve të Amazon, nënkupton se themeluesi i Microsoft, Bill Gates do të ngjitet sërish në fron, duke e tejkaluar edhe një herë Jeff Bezos-in, si personin më të pasur në botë, pasi e humbi këtë titull vitin e kaluar.

Telegraph.co

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0