Si e rriti njerku i Jeff Bezos djaloshin që u bë njeriu më i pasur në botë - Business Magazine Albania

Si e rriti njerku i Jeff Bezos djaloshin që u bë njeriu më i pasur në botë


Nga Robbie Abed

U deshën 25 vjet për t’u transformuar nga një sipërmarrës i ri në personin më të pasur në botë. Është fjala për drejtuesin e Amazon, Jeff Bezos. Por, prindërit e tij patën nevojë për më shumë kohë për të zhvilluar karakteristikat e suksesit te biri i tyre.

Njerku i Jeff-it, Miguel Bezos, arriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1962 si fëmijë direkt nga Kuba, siç raporton CNBC. Ai sapo kishte mbushur 16 vjeç dhe kishte vetëm tri këmisha, tre palë pantallona, ​​tre palë të brendshme dhe një palë këpucë të vetme. Ai nuk fliste asnjë fjalë anglisht.

Pas disa viteve në universitet dhe fillimit të punës, Miguel u martua me një nënë të vetme, e cila kishte një djalë katërvjeçar të quajtur Jeff. Vite më vonë, Jeff Bezos do të rrëfente për cilësitë që ai admironte në njerkun e tij. Numri një në listë? Fuqia e karakterit.

Autorja dhe akademikja Angela Duckworth publikoi studimin e saj mbi faktorin e vetëm të përbashkët për të gjithë njerëzit e suksesshëm. Ajo e quajti atë “fuqia e karakterit” dhe tha se ishte “shenja dalluese e njerëzve të mëdhenj”. Duckworth e përcaktoi këtë fjalë si “këmbëngulje dhe pasion për qëllimet afatgjata”.

Fillimi i një biznesi të suksesshëm kërkon më shumë se para, talent dhe ndjenja të forta. Kërkon gjithnjë definimin e qëllimit kryesor (afatgjatë). Kërkon karakter.

Ju mund të keni sukses si një sipërmarrës pa qenë gjeni apo kreativ. Sigurisht, ju mund të keni sukses edhe pa fat. Por, kurrë nuk mund t’ia dilni pa karakter… Jeff Bezos e zhvilloi karakterin nga babai i tij, i cili arriti të mbijetonte në një vend të huaj pa para, pa shkathtësi dhe pa lidhje familjare.

Karakteri ju mban në karrigen tuaj të punës, kur ju dëshironi të bëni ndonjë diçka tjetër. Karakteri ju motivon kur biznesi bëhet i mërzitshëm dhe i vështirë dhe filloni të ëndërroni për ditët tuaja të lavdisë si një punëtor i thjeshtë.

Karakter do të thotë të punosh shumë, sepse ke një vizion të madh për jetën tënde, sa përveç ndërmarrësisë, asgjë tjetër nuk mund t’ju ndihmojë ta bëni atë vizion realitet. Fillimi është pjesa e lehtë; procesi është i vështirë dhe kërkon shumë karakter.

Si të rrisni fëmijë me karakter

Babai im bëri të njëjtën gjë që njerku i Jeff Bezos bëri për të. Unë e kam parë babain tim të heqë dorë nga puna në zyrë, në mënyrë që ai të mund të fillonte biznesin e tij si agjent udhëtimi. E kam parë atë të luftojë për bizneset e tij, shëndetin dhe familjen e tij. Te ai dallova një burrë me karakter dhe e ndoqa shembullin e tij. Unë gjithashtu e lashë punën time të korporatës dhe fillova një biznes. Dështova. E provova përsëri. Pa shembullin e babait tim, kurrë nuk do ta kisha marrë guximin as ta provoja.

Tani kam një vajzë pesëvjeçare. Bashkëshortja ime dhe unë po punojmë për të zhvilluar karakterin e vajzës tonë të vogël. Në fund të fundit, unë nuk kam kaluar të njëjtat pengesa si njerku i Jeff Bezos dhe ndoshta nuk kam zhvilluar të njëjtin nivel të karakterit. Por unë jam i vendosur t’i jap vajzës time atë që mundem – këmbënguljen dhe pasionin për të arritur suksesin në termin afatgjatë. Kjo do të thotë se dua që ajo të ketë diçka më shumë se talent, para ose pasion. Unë dua që ajo të ketë pasionin dhe këmbënguljen për t’u shpërngulur në një vend të ri dhe për të rritur fëmijën më të pasur në botë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0