Është një garë e çuditshme, por në shumicën e kësaj vere, Jeff Bezos ka qenë në hapat e Bill Gates kur bëhet fjalë për titullin e personit më të pasur në botë.
Lexoni: 10 mësime suksesi për sipërmarrësit nga Amancio Ortega, themeluesi i Zara
Në fakt, Bezos mori kryesimin për pak kohë muajin e kaluar. Por pastaj çmimi i aksioneve të Amazon u ul dhe ai ra nga lista. Pas kësaj Gates dhuroi 4 miliardë $ për bamirësi.
Dhe papritmas javën e kaluar, një sipërmarrës europian tepër i suksesshëm, emrin e të cilit shumica e amerikanëve as nuk e dinë, zuri vendin e parë – të paktën sipas një renditjeje të njohur.
Që prej të Mërkurës së javës së kaluar, Amancio Ortega, bashkëthemeluesi i Inditex në Spanjë, një shitës me pakicë që zotëron marka si Zara, zuri vendin e parë me një vlerë neto prej 85 miliardë dollarësh. Kjo e bëri atë të kryesonte para Gates me 84.9 miliardë dollarë dhe Bezos me 82.5 miliardë dollarë.
Duke llogaritur 5 njerëzit më të pasur në botë: Warren Buffett është në vendin e katërt me 77.7 miliardë dollarë duke u pasuar nga Mark Zuckerberg me vetëm 70.7 miliardë dollarë.
Lexoni: Amancio Ortega, personi më i pasur në botë, ia kalon dhe Bill Gates
Ekizton gjithashtu një teori tjetër që personi më i pasur në botë në të vërtetë është Vladimir Putin, por sdo e marrim parasysh këtë teori për momentin.
Meqë ra fjala, Ortega nuk është aq i njohur në Amerikë për shkak të vendit të tij të origjinës, por gjithashtu sepse ai ka qenë jo shumë i gatshëm në dhënien e intervistave gjatë viteve.
Kjo është hera e katërt që Ortega kryeson listën si personi më i pasur në botë, por qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë i shkurtër – disa ditë në 2015 dhe 2016 dhe pastaj disa orë javën e kaluar. Udhëheqja e tij është e pakët dhe nuk mund të zgjasë ditën në varësi të luhatjeve të aksioneve në treg.
Sipas një biografie, Ortega u rrit shumë i varfër në Spanjën e pasluftës. Detyra e tij për të arritur sukses erdhi kur ai ishte rreth 14 vjeç, pasi nëna e tij u largua nga një dyqan ndërsa përpiqej të blinte ushqime, sepse familja nuk kishte më para për të paguar.
“Pasoja e asaj shuplake që pësoi kur ende ishte djalë shumë i ri ka qenë krijimi i një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme spanjolle … me një prezencë globale në shumicën e botës“, shkruan biografi Covadonga O’Shea.
Lexoni: Amancio Ortega- Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara
Nga një shuplakë tek njeriu më i pasur në botë. Edhe në qoftë se fryn era vetëm për disa orë, ky është rrugëtimi i një udhëtimi.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto