Përfundon stërvitja “Air Defender ‘23”, në të u angazhua numri më i madh i mjeteve e forcave ajrore - Business Magazine Albania

Përfundon stërvitja “Air Defender ‘23”, në të u angazhua numri më i madh i mjeteve e forcave ajrore

Forcat e NATO përmbyllën këtë të premte stërvitjen me dislokimin më të madh të forcave ajrore të dislokuar ndonjëherë në Europë në shenjë të tregimit të forcës ndaj kërcënimeve të mundshme nga vende si Rusia.

Manovrat e “Air Defender 2023” të drejtuar nga Gjermania dhe  të cilat u zhvilluan në atë vend, në Republikën Çeke dhe Holandë, mblodhën bashkë rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 vende anëtare të NATO-s dhe partnere, përshirë Japoninë por edhe Suedinë, e cila ka kërkuar të anëtarësohet në aleancë.

“Air Defender” u konceptua në 2018 si kundërpërgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë në 2014-ën, megjithëse kreu i forcës ajrore gjermane, Ingo Gerhartz ka këmbëngulur se kjo stërvitje nuk shënjestronte ndokënd.

Por ambasadorja amerikane në gjermani, Amy Gutmann, tha se “Air Deffender” tregon aftësinë dhe shpejtësinë e përgjigjes së forcave aleate dhe synonte dërgimin e një mesazhi vendeve të tilla si Rusia.

“Do të isha shumë e habitur nëse ndonjë udhëheqës botëror nuk mban shënim se çfarë tregon kjo stërvitje në lidhje me shpirtin e aleancës dhe forcën e saj, dhe këtu përfshihet edhe zoti Putin”, u shpreh ajo për gazetarët, duke iu referuar presidentit rus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0