Përfitimet e hobbive për organizmin dhe gjendja 'Flow' - Business Magazine Albania

Përfitimet e hobbive për organizmin dhe gjendja ‘Flow’

Të merresh me hobbiet sjell shumë përfitime për organizmin. Njeriu përjeton një gjendje që psikologët e etiketojnë me fjalën ‘Flow’, pra fluks i rrjedhshëm, në të cilën njeriu ndjehet shumë i përfshirë në një aktivitet që e pëlqen dhe e gratifikon shumë. Pikërisht kjo gjendje është zbuluar të jetë vërtet mjaft pozitive për organizmin në aspektin e plotë psiko-fizik.

Çfarë është gjendja ‘Flow’?

Termi ‘Flow’ është prezantuar nga psikologu Mihaly Csikszentmihalyi dhe përshkruan një gjendje të vetëdijes ku personi është plotësisht i zhytur në një aktivitet, me një ndjenjë të thellë të kënaqësisë dhe përqendrimit maksimal. Në këtë gjendje, humbet ndjenja e kohës dhe vetëdija për vetveten, dhe individi përjeton një ndjenjë të lartë të përmbushjes dhe kontrollit.

Studimet mbi përfitimet e gjendjes ‘Flow’

Në një studim të kryer së fundmi, janë marrë në shqyrtim të dhënat e 9300 pacientëve suedezë, dhe ata që hynin në gjendjen ‘Flow’ më lehtësisht dhe që përqendroheshin tek bënin diçka që i pëlqente shumë, duke përfshirë gjithë vëmendjen, kishin një risk shumë herë më të ulët për të pasur diagnoza si depresion, ankth, skizofreni, apo shqetësime të lidhura me stresin, probleme kardiovaskulare etj.

Gjithashtu janë analizuar edhe ata persona që janë më instabël nga ana emocionale, apo edhe të lidhur me faktorë gjenetikë, ku edhe në këto raste ka rezultuar se përqendrimi në aktivitete gratifikuese, dalja për pak kohë në ditë nga të gjitha skemat e detyrës, kohës, detyrimeve, sjell në mënyrë domethënëse një rënie të dukshme të riskut të prekjes nga shqetësimet e lidhura me ankthin, depresionin apo të tjera të tilla.

Përfitimet Psiko-Fizike të Gjendjes ‘Flow’

  1. Reduktimi i Stresit dhe Anksiozitetit: Përqendrimi në aktivitete që sjellin kënaqësi mund të ndihmojë në reduktimin e hormoneve të stresit dhe të rrisë ndjenjën e relaksimit dhe qetësisë.
  2. Përmirësimi i Shëndetit Kardiovaskular: Aktivitetet që e futin njeriun në gjendjen ‘Flow’ mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe të rregullojnë ritmin e zemrës, duke kontribuar në një shëndet më të mirë të zemrës.
  3. Zhvillimi i Kapaciteteve Kognitive: Përfshirja në hobbiet që kërkojnë përqendrim dhe kreativitet mund të ndihmojë në përmirësimin e funksioneve kognitive, duke përfshirë kujtesën, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë vendimmarrëse.
  4. Rritja e Lumturisë dhe Kënaqësisë: Aktivitetet që çojnë në gjendjen ‘Flow’ janë shpesh burim i lumturisë dhe kënaqësisë së thellë, duke ndihmuar në ndërtimin e një ndjenje më të fortë të mirëqenies personale.

Mekanizmat pas përfitimeve

Ekipet kërkimore të përfshira në këtë studim shpjegojnë se ende nuk e kanë të qartë sesi kjo ndodh dhe në cilën formë organizmi e përkthen këtë në benefite kaq pozitive. Studime të mëtejshme do të vijojnë për të kuptuar më tepër rreth mekanizmave. Megjithatë, disa teori sugjerojnë se gjendja ‘Flow’ mund të ndikojë në sistemin nervor qendror duke nxitur lirimin e neurotransmetuesve që përmirësojnë humorin dhe reduktojnë stresin.

Praktikat për të arritur gjendjen ‘Flow’

Për të përjetuar më shpesh gjendjen ‘Flow’, rekomandohen disa praktika:

  1. Gjeni një Aktivitet që Ju Pëlqen: Zgjidhni një hobi që ju sjell kënaqësi dhe që ju sfidon në një mënyrë të këndshme.
  2. Vendosni Qëllime të Qarta: Përcaktoni qëllime të qarta dhe të arritshme për aktivitetin tuaj për të mbajtur përqendrimin dhe motivimin.
  3. Krijoni një Ambient të Qetë: Sigurohuni që ambienti ku po zhvilloni aktivitetin të jetë i qetë dhe pa ndërprerje.
  4. Praktikoni Rregullisht: Përkushtojuni aktivitetit tuaj të preferuar në mënyrë të rregullt për të ndërtuar aftësitë dhe për të hyrë më lehtë në gjendjen ‘Flow’.

Nga ky studim del në pah një element mjaft i rëndësishëm që sjell benefite të gjithanshme për këdo: përfshirja në një pasion sa më shpesh, qoftë ky sport, lojë, apo art. Duke u angazhuar në aktivitete që na sjellin kënaqësi dhe që na sfidojnë në një mënyrë pozitive, mund të përmirësojmë shëndetin tonë psiko-fizik dhe të ndërtojmë një jetë më të balancuar dhe më të lumtur.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0