Për të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë - Business Magazine Albania

Për të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë

Për të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë. Renditja e vitit 2022 u përpilua në bashkëpunim me Statista. Shoqëria e kërkimeve në treg anketoi 150 mijë punonjës me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në kompani shumëkombëshe në 57 vende për të përcaktuar se cilat shkëlqejnë në:

-ndikim dhe imazh
-zhvillimin e talentit
-barazinë gjinore
-përgjegjësinë sociale.

Klasifikimi i këtij viti përfshin në total 800 kompani.
Lexo: Shqipëri-Maqedoni e Veriut, gati për firmë marrëveshja për Portin e Thatë në Strugë

Punëdhënësi më i mirë në botë: Grupi Samsung

Industria: Konglomerat
Vendi: Koreja e Jugut
Punonjës: 266,673

Grupi Samsung është themeluar në vitin 1938, selia e tij është në Seul, Korenë e Jugut.

Sipas Forbes, kompania teknologjike u cilësua si një nga punëdhënësit më të mirë edhe për të sapodiplomuarit.
Ky është viti i tretë me radhë që Grupi Samsung renditet i pari, pasi kapërceu nga vendi i 106-të në vitin 2019.

Sipas “The Korea Herald”, kompania u vlerësua nga Forbes në 2020 dhe 2021 për mënyrën se si e trajtoi pandeminë COVID-19, duke u dhënë përparësi sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.

Microsoft u rendit i dyti në listë. E themeluar në vitin 1975, Selia e kompanisë është në Redmond, Uashington. Microsoft renditet edhe në listat e Forbes të punëdhënësve më të mirë për gratë dhe të diplomuarit e rinj. Në vitin 2020, Microsoft u rendit në vendin e 21-të në listën e Fortune 500 të korporatave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara në bazë të të ardhurave totale. Podiumi mbyllet me IBM. Kompania është themeluar në vitin 1911, selia e së cilës ndodhet në Armonk në Nju Jork.

Përveçse është një nga punëdhënësit më të mirë në botë, IBM përfshihet edhe në klasifikime të tjera të Forbes, duke përfshirë punëdhënësit më të mirë për veteranët dhe kompanitë më të vlerësuara. Sipas Fortune, është edhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë, me më shumë se 297.800 në vitin 2022. Në vitin 2021, Amazon renditej e 4-ta, por këtë vit ka zbritur në vendin e 14-të. Këtë vit, në vendin e 4-t renditet Alphabet. forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0