Shqipëri-Maqedoni e Veriut, gati për firmë marrëveshja për Portin e Thatë në Strugë - Business Magazine Albania

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, gati për firmë marrëveshja për Portin e Thatë në Strugë

Shqipëria  dhe Maqedonia e Veriut pritet të mbajnë të hënën në Shkup mbledhje të përbashkët qeveritare.  Mediat e Maqedonisë së veriut e bëjnë të ditur se dy qeveritë do të mblidhen pas pesë viteve nga mbledhja tjetër si një hap i nevojshëm në intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteteve fqinje.  Të njëjtat burime që i referohen atyre zyrtare të Shkupit paralajmërojnë nënshkrimin e 18 marrëveshjeve.

Mes tyre bën pjesë marrëveshja për Portin e Thatë në Strugë për të shfrytëzuar Portin e Durrësit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas tyre, edhe ky port është i dizajnuar ngjashëm me Portin e Thatë të Prishtinës.
Porti i Thatë i Strugës do të shërbejë për tregti rajonale nga ku mallrat do të shkojnë edhe në vendet e Rajonit.
Lexo: Tre ditë pas zgjedhjeve, ende numërohen votat në Amerikë

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është ndërtimi i autostradës në Korridorin 8, në të cilin aktualisht po punohet dhe do të punohet në të ardhmen edhe më shumë nga kompania Bektel-Enka, e cila kishte ndërtuar rrugën e kombit në Shqipëri dhe rrugën që lidh Prishtinën me Tiranën.

Në këtë segment rrugor aktualisht autostradë e mirëfilltë është rruga Shkup – Tetovë, ndërsa rruga Tetovë – Gostivar pritet që të zgjerohet. Gjithashtu rruga Kërçovë – Ohër është duke u ndërtuar nga kompania kineze, por që ka vonesa të shumta dhe dështime në disa segmente. Më e rëndësishme dhe më e vështirë është rruga, Gostivar – Kërçovë, e cila duhet të kalojë në pjesën malore të kësaj ane. Dhe në fund duhet urgjentisht të ndërtohet edhe rruga Strugë – Qafë e Thanës, në kufirin me Shqipërinë, e cila është tepër e dëmtuar.

Mediat njoftojnë edhe një Marrëveshje për “one stop shop” në kufi, pra një kontroll të përbashkët të kufirit mes dy vendeve, gjë që është folur vite më parë dhe që sipas tyre Maqedonia e Veriut është duke e aplikuar me Serbinë, ndërsa Shqipëria me Malin e Zi dhe Kosovën.

Në seancën e parë ndërqeveritare të mbajtur në vitin 2017 të dy palët nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi për infrastrukturë, ekonomi, siguri, kulturë dhe arsim. Atë kohë, kryeministri Edi Rama kërkoi nga pala e Maqedonisë së Veriut që të analizojë mundësinë e vazhdimit të aksit rrugor Bllatë – Shkup, për të kompletuar edhe matanë kufirit atë që njihet si Rruga e Arbrit. Duke vendosur theksin në vullnetin e Zaevit për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike, kryeministri shqiptar kërkoi miratim të Ligjit të gjuhëve, si përmbyllje të Marrëveshjes së Ohrit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0