Për herë të parë në Ballkan, JunctionX , do të organizohet në Tiranë. - Business Magazine Albania

Për herë të parë në Ballkan, JunctionX , do të organizohet në Tiranë.

Junction është një nga hakatonët më të mëdhenj në botë dhe për herë të parë në Ballkan, JunctionX ,  të organizohet në Tiranë. Misioni i tyre  është të nxisin inovacionin, sipërmarrjen dhe bashkëpunimin brenda komunitetit të teknologjisë përmes Junction Hackathon.Vizioni i tyre  është të bashkoj  individë të talentuar nga e gjithë Shqipëria dhe vendet fqinje për të trajtuar problemet e botës reale duke përdorur teknologjinë.

Junction është një hackathon i njohur globalisht që bashkon pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke i lejuar ata të punojnë në projekte dhe të zhvillojnë aftësi të reja.

Në vetëm 7 vjet, Junction ka krijuar një komunitet prej mbi 20 000 talentesh teknologjikë. Gjatë rrugës, kompanitë partnere janë prezantuar dhe lidhur me talente të reja dhe kanë pasur mundësinë të ndërtojnë komunitetet e tyre.

Junction është përshpejtuar në një pikë aksesi për talentet e rinj teknologjikë nga e gjithë bota.
Behu pjese në platformë: junctionplatform

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0