Për fansat e Mini Cooper, makina do të bëhet elektrike

Për fansat e Mini Cooper, makina do të bëhet elektrike


Mini Cooper-ët e vegjël britanikë kanë qarkulluar për dekada, por të martën u zbulua modeli i parë elektrik.

Mini i ri është prezantuar në Holandë. Një makinë totalisht e elektrifikuar me bateri dhe motor elektrik.

Lexoni: Deri në vitin 2040, më shumë se gjysma e makinave të reja do të jenë elektrike

I njohur si Mini Cooper SE, ai arrin deri në 165 milje në një karikim dhe mund të shkojë nga 0 në 96 kph në 7.3 sekonda. Është një makinë e vogël me një bateri të kufizuar.

Bateria 32.5 kWh është me lehtë dhe më e shpejtë se motori me djegie. Me një karikim të shpejtë makina mund të lëvizë për 35 minuta.

Një studim nga Federata Europiane e Transportit dhe Mjedisit zbuloi se për çdo pikë publike karikimi ka pesë makina elektrike nëpër Europë, që mundësojnë një mbulim shumë të mirë të karikimit.

Modeli i ri elektrik është shumë i ngjashëm me prodhimet e tjera të Mini Cooper, ndaj i vetmi ndryshim që do të shihni është mungesa e marmitës.

Lexoni: Më lirë se Tesla, VolksWagen do të prodhojë 50 milionë makina elektrike

Mini është pjesë e Grupit BMW, i cili ka patur një BMW elektrike që në vitin 2013. Duke qenë se shumë automjete po bëhen elektrike, kompania parashikon se do të ketë më shumë se 500,000 ME (makina elektrike) në fund të këtij viti. Deri në vitin 2023, BMW premton se do të jenë 25 opsione elektrike si Mini i ri.

Mini Cooper elektrik, nga BMW Group, do të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm dhe prodhimi i saj do të nisë në muajin Nëntor në Oxford, Angli.

Çmimi i saj fillon nga 35,000 dollarë dhe rezervimet me depozitë 500 dollarë kanë filluar në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Holandë, Suedi dhe Norvegji.

Lexoni: Gjermania hap autostradën e parë elektrike

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0