Më lirë se Tesla, VolksWagen do të prodhojë 50 milionë makina elektrike
Përditësuar së fundmi: 13/11/2018

Më lirë se Tesla, VolksWagen do të prodhojë 50 milionë makina elektrike

Share
nga Neada Muçaj
Nën 13, 2018


Volkswagen dëshiron që bota të dijë se po bën gjithçka elektrike. Shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane Herbert Diess i tha shtypit se platforma e re e makinave elektrike të VW është projektuar për të prodhuar 50 milionë makina gjatë viteve të ardhshme. VW shiti 10.7 milionë makina vitin e kaluar.

Kompania ka gjetur tashmë mbështetje nga një fabrikë e makinave elektrike në Kinë dhe siguroi një burim baterish për 50 milionë makina.

Të gjitha do të jenë të bazuara mbi platformën MEB, e cila përfshin konceptin “I.D”.

Tesla vazhdon të shkatërrojë konkurrencën në kategorinë e saj, madje edhe jashtë saj. Modeli 3 ishte makina më e shitur elektrike në SHBA gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018. Me modelin S dhe modelin X, Tesla mban tre nga katër vendet e para në mesin e makinave më të mira të shitjeve elektrike.

Megjithatë, Tesla është duke i shitur makinat e saj momentalisht me nga 40 mijë euro e sipër.

VW e kupton këtë, dhe synon të ofrojë një çmim më të mirë se Tesla duke ofruar EV-në e tij për më pak se 20,000 euro (23,000 dollarë). VW po voton këtë javë nëse do të përshpejtojë afatin kohor të prodhimit të EV, duke lëvizur disa nga motorët me djegie të brendshme nga Gjermania në Republikën Çeke.

Ndërkohë, makinat elektrike do të vazhdojnë të mblidhen në Gjermani. Nëse VW shkon përpara me këto plane, kjo do të sinjalizojë një zhvendosje të vërtetë filozofike për kompaninë larg motorëve me djegie të brendshme për automjetet elektrike. (versionet e para komerciale janë shpikur në Gjermani)

Seria përfshin “I.D Vizzion”, që do të jetë makinë Sedan, me katër dyer dhe më e madhe se “Golf”; “I.D Crozz”, që do të jetë versioni SUV; dhe I.D Buzz Microbus.

Modeli i parë në serinë e re elektrike “ID” të VW do të lançohet në fillim të vitit 2020.

/Quartz