Gjermania hap autostradën e parë elektrike - Business Magazine Albania

Gjermania hap autostradën e parë elektrike


 

Të martën, qeveria gjermane prezantoi teknologjinë e re në një distancë të Autobanit prej 10 kilometrash afër qytetit të Frankfurtit. Kjo teknologji përdor kabllot 670-volt me rrymë të vazhdueshme që lejojnë kamionët elektrikë të tërheqin energji dhe të mbushin bateritë e tyre në lëvizje.

Programi, i quajtur Elisa (trafiku inovativ i elektrizuar në autoban), është një projekt i sponsorizuar nga Ministria për Mjedisin që përfshin gjigantin elektronik Siemens dhe autoritetet nga shteti i Hesse, ku edhe po zhvillohet projekti.

Kamionët – të cilët kanë shufra përçues të quajtur pantografë, të shtuar në majë të kabinës – duhet të rrugëtojnë për më pak se 90 kilometra në orë për të bërë një lidhje të suksesshme. Kur janë të lidhur, ata drejtohen vetëm me energji elektrike. Kur kthehen në autostradën normale, ata kthehen në motorët e tyre hibrid.

Siemens tha se teknologjia mund t’i kursejë një kamioni 40 tonësh 20,000 euro (22,000 dollarë) në shpenzimet e karburantit për më shumë se 100,000 kilometra. Ai gjithashtu tha se nëse një shofer lëviz në ulësen e majtë apo të djathtë ndërsa është i lidhur me kabllot, nuk do të shkëputet. Shtrirja 6 milje e Autobanit A5 do të testohet deri në vitin 2022, ku pastaj do të merret vendimi për ta zgjeruar apo jo projektin, i cili deri tani i ka kushtuar qeverisë gjithsej 14 milionë euro. Gjermania gjithashtu shpenzoi 70 milionë euro (77 milionë dollarë) për të ndërtuar një kamion të veçantë hibrid me kompanitë Scania dhe Volkswagen.

Kjo video nga Siemens tregon se si projekti synon të lidhë portet me qytete duke përdorur kamionët dhe autostradën.

Ministria e Transportit të Gjermanisë kohët e fundit botoi një studim ku 80% e trafikut të kamionëve të Gjermanisë së shpejti mund të elektrizohet, sipas Deutsche Welle.

Dy korsi eHighway tashmë janë duke u ndërtuar. Njëri në rajonin verior të Schleswig-Holsteinit, tjetri në Baden-Vyrtemberg, në Gjermaninë jugperëndimore.

Gjermania tha se donte të zvogëlonte emetimet e gazrave serë deri në 2020, me 55% deri në vitin 2030, dhe deri në 95% deri në vitin 2050, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Siemens gjithashtu ka gjykuar eHighway në Carson, California, në nëntor 2017.

/BusinessInsider.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0