Pandemia mbylli 20 mijë biznese në Kosovë, mbi 50 mijë persona mbeten pa punë - Business Magazine Albania

Pandemia mbylli 20 mijë biznese në Kosovë, mbi 50 mijë persona mbeten pa punë

Pandemia mbylli 20 mijë biznese në Kosovë, mbi 50 mijë persona mbeten pa punë

Gjatë vitit 2020, në kohën e pandemisë së Covd-19, në Kosovë janë mbyllur 20 mijë biznese dhe kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtorë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, ku u publikuan edhe të dhëna sesa biznese mbyllën dyert në këtë periudhë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve.

Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtorë.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka realizuar këtë studim me qëllim që të nxjerrë të dhënat se çfarë trendi është zhvilluar ndërmarrësia në Republikës e Kosovës për tri vitet e kaluara. Rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes të mbylljes së bizneseve”.

Sipas AKB-së, ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq, e ka përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia Covid-19 pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi.

“Nga analizat e bëra na shqetësoj fakti se trendi negativ për bizneset ka qenë në vazhdimësi që nga paslufta, por me theks të veçantë nga viti 2020 e këndej. Kurse ky trend është prezent shumë në vitin 2020 si rezultat total i mbylljes të ekonomisë dhe bizneseve të qarkullimit në këtë kohë që ishte pandemia. Në vitin 2020 vit i pandemisë. Në këtë vit bizneset u mbyllën, u shuan e pushuan një numër i madh i tyre dhe falimentuan me numër rekord rreth 20 mijë sosh”.

Viti 2022 do të mbahet mend edhe si viti i mbylljes së bizneseve.

“Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë. Në këtë vit do të mbahet mend si vit i mbylljes dhe shuarjeve masive të bizneseve në dy dekadat e fundit ku vetëm 9794 biznese u regjistruan të reja kundrejt 20 mijë që u mbyllën”.

Avokati Arianit Koci, tha se me mbylljen e bizneseve minimum 20 familje kanë mbet pa punë.

“Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë për shumë nëse përafërsisht një kompani në Kosovë ka së paku dy punëtorë. Këto mbyllje marramendëse që kanë ndodhur në vitin 2020 dhe 2021 do të thotë përkthehet që aq familje që kanë mbet pa punë, dhe nëse janë mbyll apo janë falimentuar apo për çfarëdo arsyeje janë pushu një biznes do të thotë minimum 20 familje kanë mbet pa punë”.  monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0