Panairi i produkteve Hallall. Ja çfarë ndikimi kanë në tregun shqiptar markat e huaja - Business Magazine Albania

Panairi i produkteve Hallall. Ja çfarë ndikimi kanë në tregun shqiptar markat e huaja

Panairi i produkteve hallall është në vitin e katërt të realizimit të tij dhe ka marrë tashmë karakter madje edhe për kuptuar nëse ky panair dhe vetë bizneset kanë një ndikim potencial në ekonominë shqiptare.

Fabian Dajcaj i cili është organizatori prej vitesh tashmë i këtij panairi tregon risitë e këtij viti dhe potencialin e tyre ekonomik në tregun shqiptar dhe më tej.

Fabian si keni menduar ta sillni këtë panair këtë vit ndoshta më ndryshe ?

Panairi tashmë e ka karakterin e vet dhe nuk ka qëllimin vetëm të ketë produkte hallall por edhe të lërë një gjurmë apo të ndikoje ne fuqizimin e një sërë biznesesh të cilat kanë një ecuri zinxhir. Ky është viti i katërt i këtij panairi dhe ne kemi pritshmëri shumë të larta. Një nga vendet të cilat doli se kishte prurje të lartë të këtyre produkteve në vendin tonë si dhe përdorim të gjerë të tyre të përditshëm. Panairi është rritur në përdorues.

Lexo:Shqiptari arrin ëndrrën e Hollivudit. Habit jurinë këndon ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’.

Çfarë e karakterizon këtë panair?

Standarti i cilësisë hallall është një një standard që i përshtatet të gjithëve pavarësisht nëse kanë apo jo shije të ngjashme dhe pavarësisht nëse dëshirojnë apo jo të jenë konsumatorë. Malajzia është një vend produktet e të cilit gjejnë hapësirë në prurje edhe në vendin tonë dhe pikërisht këto produkte në pamje të parë ndoshta nuk na përshtaten në shije por ato kanë cilësi të lartë.

Si janë çmimet e produkteve hallall?

Panairi është win-win, ky panair udhëton përmes ofertave më të mira patjetër. Ky panair është urë lidhëse përmes bizneseve me njëra tjetrën. Ky panair është një ndër më të vizituarit dhe kjo është e dokumentuar ndër vite. Ka shumë biznese që kanë ardhur nga jashtë për të bërë një edhe shkëmbime tregtare. Ndryshe nga online këtu produktet janë te vendosura për tu parë dhe prekur dhe ajo që ka ndodhur nga viti në vit është se ky panair dhe këto produkte për të cilat hera herës vijnë distributor të ndryshëm ka ndikuar në rritjen e tregut të produkteve hallall në 10-15% që është një shifër goxha e lartë .

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0