Pa e mbyllur llogarinë në Instagram, nuk mund ta fshini Threads

Pa e mbyllur llogarinë në Instagram, nuk mund ta fshini profilin në Threads

ju nuk mund te fshini profilin ne threads pa fshire me pare profilin ne instagram

Threads, rivali i Twitter, po tërheq përdorues në një ritëm mahnitës, ku në vetëm 7 orët e para të lansimit, sipas drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të Meta-s, Mark Zuckerberg, platforma e rrjeteve sociale ka mbi 10 milionë përdorues.

Por shërbimi i ri i shumëpritur, i cili për regjistrim kërkon edhe një llogari në Instagram, përmban diçka intriguese: Fshirja e një llogarie në Threads kërkon fshirjen e llogarisë së lidhur nga Instagram.

Lexo: Origjina e logos së Threads krijon konfuzion

Në një Politikë Suplementare të Privatësisë, Meta shpjegon: “Mund ta çaktivizoni profilin tuaj Threads në çdo kohë, por profili juaj  mund të fshihet vetëm duke fshirë llogarinë tuaj në Instagram”, raporton TechCrunch.

Arsyetimi pas kësaj, të cilën e shtjellon Meta në faqen e politikave të saj, është se një profil Threads është pjesë e llogarisë së përdoruesit në Instagram. Zbulimi i kësaj kërkese ka habitur shumë përdorues. Threads, një aplikacion bisedash i bazuar në tekst, është alternativa e profilit të lartë e Twitter, platformës së rrjeteve sociale nën pronësinë e Elon Musk.

 

Instagram, platforma e popullarizuar për shpërndarjen e fotove me mbi 2 miliardë përdorues, e lansoi Threads-in gjatë së mërkurës tek përdoruesit e tyre në mbi 100 shtete. Aplikacioni i fundit i cili hyn në një seri rivalësh të Twitter me rritje të shpejtë, duket të jetë më i kërkuari deri më tani.

Në një postim në Threads, Zuckerberg e shpjegoi vizionit të cilin ai e ka për aplikacionin e ri: “Unë mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliardë përdorues në të. Twitter e ka pasur mundësinë që ta bëjë këtë, por se nuk ka arritur tek ajo shifër. Shpresoj se ne do ta bëjmë këtë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0