OpenAI, firma e cila qëndron pas senzacionit ChatGPT, ka deklaruar se do të ofrojë deri në 20 mijë dollarë për përdoruesit të cilët i raportojnë defektet në sistemin e saj të inteligjencës artificiale.
Programi “OpenAI Bug Bounty”, i cili u lansua dje, do të ofrojë shpërblime për përdoruesit duke u bazuar në ashpërsinë e defekteteve të cilat ata raportojnë, me shpërblimet të cilat fillojnë nga 200 dollarë për defekt.
Kompanitë e teknologjisë programet për shpërblesat e defekteve zakonisht i përdorin për t’i inkurajuar programerët dhe hakerët etikë t’i raportojnë defektet në sistemet e tyre softuerike.
lexo: Ja çfarë duhet të fshini menjëherë nga Facebook?
Sipas detajeve në platformën e shpërblesave të defekteve “Bugcrowd”, OpenAI i ka ftuar studiuesit që të rishikojnë disa funksionalitete të caktuara për ChatGPT-n dhe kuadrin se si komunikojnë sistemet e OpenAI dhe se si i ndajnë të dhënat me aplikacionet e palëve të treta. reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.