"Nxitja e urrejtjes" në Facebook, irritohen zyrtarët e Izraelit - Business Magazine Albania

“Nxitja e urrejtjes” në Facebook, irritohen zyrtarët e Izraelit


Ministrat e qeverisë në Izrael kanë akuzuar Facebook se ka dështuar në trajtimin e postimeve të “nxitjes së urrejtjes” kundër vendit në rrjetin social.

Ministri i Sigurisë publike Gilad Erdan tha se Facebook kishte vendosur “një limit shumë të lartë për të fshirë nxitjet e urrejtjes”.

Ministri i Drejtësisë Ayelet Shaked kërkon që kompanitë e mediave sociale të parandalojnë përmbajtjet me urrejtje, të cilën Izraeli e konsideron si një kërcënim të sigurisë.

Facebook tha se ka punuar ngushtë me Izraelin për të trajtuar përmbajtje kërcënuese.

Shaked është ankuar se përmbajtja e rrezikshme duhet të raportohet në mënyrë manuale nga përdoruesit e internetit para se të merret ndonjë veprim.

“Ne duam që kompanitë … të heqin postimet e bëra nga grupet terroriste dhe nxitjes së terrorizmit, pa pasur nevojë të etiketojnë ‘flag’ çdo postim, vetëm në të njëjtën mënyrë, për shembull, se ata sot nuk lejojnë postimet dhe faqet me pornografi të fëmijëve” i tha ajo Radios së Ushtrisë izraelite.

Në një deklaratë, Facebook ka thënë: “Ne kemi një grup të standardeve të komunitetit të dizajnuara për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se çfarë është e lejuar në Facebook.”

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0