Noam Bardin CEO i Waze: "Ne mund ta bëjmë trafikun të mos ekzistojë më" - Business Magazine Albania

Noam Bardin CEO i Waze: “Ne mund ta bëjmë trafikun të mos ekzistojë më”


Çfarë bëni kur aplikacioni juaj për trafikun nuk mund të bëjë më asgjë? Sipas Noam Bardin CEO i Waze, të gjitha “mënyrat e shpejta” janë maksimalizuar. Bardin deklaroi se e vetmja mënyrë për të vazhduar luftën me trafikun është zvogëlimi i numrit të makinave në rrugë. Ai e bëri të qartë duke treguar një video në lidhje me një produkt të ri, “Waze Carpool”.

Waze është një aplikicion mobile për trafikun, të cilin shoferët kanë më shumë se 7 vite që po e përdorin. Bardin është bërë pjesë gjatë vitit të parë dhe ka drejtuar kompaninë që nga ajo kohë. Gazetari i Wall Street Journal, Jack Nicas intervistoi Bardin në konferencën e Startup Grind Global. Shihni më poshtë videon e plotë dhe një përmbledhje të kësaj interviste.

“Nëse ju mund t’i bindni drejtuesit e makinave që të lënë makinat e tyre në shtëpi, atëherë ne me të vërtetë mund të çlirohemi nga trafiku.” Pika kryesore e videos i kujtoi audiencës se shumica e makinave kanë një ose më shumë vende të papërdorura. Falë Uber dhe Lyft, sfida sociale për të hipur në makinën e një të huaji është më pak se një sfidë tani.

Ajo çfarë Waze Carpool do të donte të bënte është tranziti pikë-për-pikë për kosto si transporti publik. Carpool do të jetë më i përshtatshëm, sepse është i drejtpërdrejtë. Waze Carpool nuk është një tjetër shërbim taxi-je. Aplikacioni është projektuar në mënyrë që shoferët të mund të bëjnë para për vetëm dy xhiro në ditë, kur shkojnë në punë dhe kur kthehen në shtëpi. Pasagjerët i ndajnë kostot me shoferin. Bardin theksoi “Nëse ju gjithsesi do e ngisni makinën, do të thotë para falas.”

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

 “Ju mund ta shpëtoni botën pa shumë zhurmë dhe të fitoni pak para, ndërsa po e bëni atë.”

Bardin listoi disa iniciativa që të jenë pjesë e Waze Carpool si një pasagjer:

1. Makinat janë të shtrenjta dhe jo të gjitha zonat kanë transport publik.

2. Kurseni kohë.

3. I lejon njerëzit të ndihmojnë njerëz të tjerë.

Pika e fundit është veçanërisht e rëndësishme. Njerëzit nuk po ndihmojnë vetëm njerëz të tjerë, ata po ndërtojnë mikrokomunitete. Aplikacioni madje inkurajon drejtuesit që të marrin të njëjtit njerëz. Bardin përmendi se ka disa raste ku ju mund të takoni njerëz, të cilët nuk janë nga puna apo rrethi juaj. Kur merrni të njëjtit njerëz, të cilët jetojnë dhe punojnë afër jush, kjo çon në krijimin e mikro-komuniteteve.

Krijimi i mikro-komuniteteve

Deri më sot, Waze ka 80 milionë përdorues që përfaqësojnë numrin e shoferëve. Bardin dëshiron që disa prej këtyre shoferëve të Waze të bëhen pasagjerë. Carpooling ka qenë bezdisës për t’u lundruar. Bardin deklaroi se Carpooling ka qenë diçka e inkurajuar që nga 1950-ta. Shoferët e Waze tashmë e kuptojnë vlerën e aplikacionit. Masa e suksesit për Carpooling është shuma e ruajtjes. Si pjesë e Google, ata kanë patur luksin e harxhimit të kohës së tyre me testimin e Waze Carpool. A do të ketë ajo sukses?

Konkluzione

Shembulli mund të provojë se sa e madhe është nevoja. Bardin ka marrë një email nga kryetari i një qyteti të vogël në Ohio, pasi ai kishte lexuar një artikull në Wall Street Journal në lidhje me Waze Carpool. Në e-mail, kryetari i komunës ka kërkuar që qyteti i tij të jetë qyteti pilot. Me një popullsi prej 83,000 banorësh dhe pa transport publik, Bardin komentoi se ky është qyteti që ai dëshiron të ndihmojë.

Ndryshe nga Silicon Valley, qytetet e vogla nuk ofrojnë shumë opsione. Për më tepër, kur ka shumë vende pune në një fabrikë, transporti publik nuk është i mjaftueshëm. Waze Carpool mund të sjellë së bashku njerëz, të cilët tashmë janë duke bërë udhëtime të përditshme.

Waze Carpool mund të jetë burimi për të udhëtuar në mënyrë më efikase dhe të lirë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0