Njihuni me shqiptarin i cili e nisi biznesin që 18-vjeç. Sot kryeson në Londër - Business Magazine Albania

Njihuni me shqiptarin i cili e nisi biznesin që 18-vjeç. Sot kryeson në Londër

profesionet e lira

Sot janë të shumta kompanitë për shërbime online në Shqipëri dhe patjetër nëpër botë, për shkak të kërkesave në rritje në sajë të zhvillimit të  teknologjisë digjitale. Por kjo nuk do të thotë që në tregun e huaj nuk ka vend për mendje shqiptare. Duket se kjo ka ndodhur me të riun shqiptar Hudi Shehu, i cili sot punon mes Tiranës dhe Londrës, duke koordinuar më së miri kërkesat për shërbimet që ofron. Në intervistë për Radio Ejani Hudi Shehu tregon  lidhjen e tij me teknologjinë dhe arritjet e tij në këtë fushë brenda dhe jashtë vendit.Si janë fillimet tuaja me teknologjinë?

Faleminderit për mundësine të tregoj më tepër rreth vetes, një i apasionuar me teknologjinë që nga mosha 6 vjeçare. Mund të them se në atë moshë kanë qenë studimet e mia të para në teknologji, e më vonë me anë te bizneseve familjare, mësimet në biznes. Studimet i kam përfunduar në degën Informatikë Biznesi dhe MSc Sisteme Informacioni në Biznes. Patjetër që studimet kanë qenë të rëndësishme, por njohuritë më të mëdha i kam marrë kur kam qenë pjesë e biznesit familjar në industrinë tekstile dhe më vonë në kompaninë Postjer Group

Duket se indicjet kanë nisur që në familje

 Duke qenë se jam marrë me biznes para se të filloja studimet, gjatë vitit të fundit të studimeve, krijova kompaninë Postjer. Fillimishit nisi si një platformë dhe në dobi të komunitetit, pastaj u kanalizua drejt ofrimit të shërbimeve dhe ndihma që do t’i ofroja këtij komuniteti të madh me shërbimet që do të ofronim. Mendoj se njerëzit janë gjithmonë duke u mësuar prej përditshmërise apo zgjedhjeve që bëjnë në biznes. Unë jam një person që kohën time më të madhe e shpenzoj duke lexuar të rejat e fundit nga teknologjia dhe start-up-et

Kompania si është  ideuar ?
Postjer Agency fillimisht e kam ideuar në vitin 2022 kur kam vënë re se çfarë i mungonte tregut, sipas perspektivës dhe vizionit tim. Duke punuar me biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar vetëm sherbime web dhe prej vlerësimeve të ndryshme nga klientët kemi filluar të zgjerojmë shërbimet tona, duke u kompletuar si agjensi digitale dhe të jemi hallka kryesore për çdo biznes që dëshiron të ofrojë shërbimet nëpërmjet prezencës online. Postjer Agency është pjesë e Postjer Group dhe është fituese e shumë çmimeve që prej vitit 2022 në fushën e Marketingut dhe Teknologjisë.

Një i ri që ndan jetën mes Shqipërisë dhe Londrës, me një botëkuptim krejt të qartë për të  bashkëpunuar me kompani ndërkombëtare. Duket se veç talentit kemi të bëjmë edhe me guxim.

Lexo: Marka e re shqiptare e veshjeve që po menaxhohet nga 18 vjeçari

 Bashkëpunimet e mia të para kanë qenë me kompani ndërkombëtare kryesisht në Londër dhe Berlin. Nuk mund të them frikë, por gjithmonë ka qenë risk që kam marrë pa njohur mirë gjithë tregun, por vetëm disa segmente të saj. Por kjo gjë është kthyer në pozitive pasi kam fituar më tepër eksperiencë dhe konfidencë, prej klientëve apo partnerëtve që isha duke pasur çdo ditë. Postjer Group ka qenë dhe është një kompani e sigurt, me besueshmëri për çdo partner me të cilin punojmë, duke pasur vetëm një fokus, rrugëtim sa më afatgjatë të çdo bashkëpunimi me partner apo klientë.

Na tregoni për bashkëpunimin me të huajt dhe implementimin e punës  suaj

Nga eksperienca e fituar mendoj se gjërat bëhen më të qarta, por jo më të thjeshta. Çdo projekt ka vështirësinë e vet pasi ka specifikimet teknike, ndonjëherë tepër komplekse, por me ndihmën e ekipit implementimi bëhet gjithmonë i saktë dhe qëndrojmë brenda kushteve të sigurisë për implementimet që kryejme në çdo biznes. Postjer Group ka numëruar më shumë se 30 partnerë dhe 30 klientë në vitin 2023. Më shumë nga këto biznese janë të huaj, kjo për shkak se disa shërbime janë të kushtueshme për bizneset shqiptare. Të huajt kanë treguar gjithmonë interes për të punuar me kompaninë tonë dhe gjithë metodologjia e procesve të punës qe në përdorim, gjithashtu çdo projekt është dërguar në kohën e dhënë sipas parashkimeve dhe kërkesave specifike nga bizneset.

Vendi ynë dita ditës po zhvillohet në këtë drejtim, por kompanitë shqiptare ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e shërbimeve digjitale sa të huajt.

Shqipëria, sipas meje është një vend që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Shumë sipërrmarrës të rinj janë duke u zhvilluar, janë duke u zhvilluar produkte dhe ide, të cilat do t’i sjellin patjetër ndryshim Shqipërisë.  Por në fushën e shërbimeve që ofrojmë mendoj se problemi është që shumë drejtorë biznesesh akoma nuk i kanë besuar digjitalizimit, janë pak skeptikë dhe ajo çfarë ne duhet dhe po bëjmë është të edukojmë këta drejtues për shërbimet që ne ofrojme dhe pse janë të domosdoshme në këtë epokë. Për ne, Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një vend ku do të jemi prezent, edhe me pak klientë apo projekte. Dëshira jonë është të kontribuojmë në trasnformimin e bizneseve në Shqipëri. Interesi po rritet çdo ditë pasi shumë të rinj janë duke themeluar biznese dhe kanë më shumë njohuri dhe besim për marketing digjital.
lexo:Marka e re shqiptare e veshjeve që po menaxhohet nga 18 vjeçari

Kompania juaj ka marrë edhe shumë çmime.
Qëndrueshmeria, kualiteti dhe vizioni mendoj se është ajo që na ka bërë të veçantë në treg. Gjithmonë qëllimi i kompanisë ka qenë që të ofrojmë mbeshtetje teknike për klientët në kohë shumë të shpejtë dhe kështu kemi fituar besimin e klientit. Gjithashtu të gjitha projektet janë dorëzuar në kohë dhe me kualitet të lartë si nga ana e dizajnit dhe zhvillimit.

Ku e shihni  veten pas 10 vitesh?
Mendoj se do të jem akoma pjesë e kësaj industrie dhe të jap kontibut akoma më tepër për zhvillime dhe projekte që sjellin një fleksibilitet për komunitete të ndryshme, si dhe zhvillim ekonomik. Së bashku me Postjer Group do të mundohem të krijoj sisteme, të cilat i nevojiten çdo biznesi apo korporate dhe të jemi halka më e rëndësishme e gjithë procesit, nga klienti ynë deri te klienti fundor. albanian.cri.cn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0