Njihuni me Sabrina Pasterski, 23 vjeçarja "Ajnshtajn" - Business Magazine Albania

Njihuni me Sabrina Pasterski, 23 vjeçarja “Ajnshtajn”


Në moshën 23 vjeçare, Sabrina Pasterski ka një ofertë pune nga NASA. Hulumtimi i saj është cituar nga Stephen Hawking dhe ka kaluar gati një dekadë që kur ajo ka ndërtuar motorrin e saj të parë për aeroplan. Kjo, në një farë mënyre, na bën të pyesim veten se çfarë jemi duke bërë ne me jetën tonë.

Një talent për ndërtimin e anijeve

Sabrina Pasterski është një studente 23 vjeçare për PhD në Harvard dhe e diplomuar në MIT, e cila kurrë nuk ka konsumuar një pije alkoolike ose një cigare dhe nuk është në asnjë nga format e mediave sociale, që nga Facebook deri në LinkedIn. Ajo madje nuk ka as një smartphone. “Unë do të preferoja të qëndroja vigjilente dhe të shpresoj se jam e njohur për atë që unë bëj dhe jo për atë që unë nuk bëj”, tha Pasterski në një intervistë.

Ajo çfarë bën Sabrina është e pabesueshme: Pasterski bën hulumtime për vrimat e zeza, kohën në hapësirë dhe gravitetin kuantik dhe gazeta e saj është cituar nga Andrew Strominger (këshilltar i saj në Harvard) dhe Stephen Hawking. Një nga aftësitë e veçanta që ajo liston në rezymenë e saj është “Dikton mundësitë brenda kaosit.”

Pasterski kishte interes në dizejnimin e anijeve në një moshë të re: “Kjo është një liri që nuk krahasohet me asgjë tjetër,” tha ajo. Sabrina ndërtoi motorrin e parë për aeroplanin në një moshë të re, 14 vjeçare dhe ka një ofertë pune nga Jeff Bezos, themeluesi i Amazon.com dhe kompanisë së hulumtimeve të hapësirave ajrore dhe të zhvillimit të quajtur Blue Origin.

Por situata nuk ka qenë gjithmonë kaq e qetë: Pasterski u refuzua nga Harvard dhe mbeti në listën pritëse në MIT në pranverën e vitit 2010, para se të pranohej. Ajo u diplomua me nderimet më të larta dhe hyri në programin prestigjioz të PhD në Harvard, duke fituar grante të tilla si: “Hertz Foundation” i ofroi 250,000 $ për kërkimin e saj.

Në të ardhmen

Tani për tani, Pasterski është e përqendruar në problemet e fizikës të cilat e entuziazmojnë atë, për të mësuar sa më shumë që ajo mundet nga burimet e pasura në të cilar ajo ka qasje. Por duke patur oferta pune nga NASA dhe Blue Origin, Pasterski eventualisht mund të bëjë një ndikim të madh në industrinë e avionëve, veçanërisht ato të udhëtimit në hapësirë.

Kompanitë si Blue Origin dhe SpaceX janë në kërkim të mendjeve të ndritshme të të rinjve për të formësuar të ardhmen e eksplorimit të hapësirës dhe për të na shtyrë në kufinjtë e ardhshëm. Potenciali i Pasterski nuk ka mbetur pa u vënë re: Forbes e ka përfshirë në listën e saj “30 under 30 All Star”.

Megjithatë, Pasterski mbetet e përulur në lidhje me suksesin e saj. “Unë jam vetëm një studente e diplomuar. Unë kam kaq shumë për të mësuar. Unë nuk e meritoj vëmendjen,” shkruan ajo.

Burimi: curiosity.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0