Quhet Juxhin Mitrollari dhe prej shumë vitesh punon si Teknolog Ortoped në qytetin e Fierit, ku ka hapur dhe klinikën e tij private.
Profesioni i tij është i veçantë dhe i domosdoshëm për shumë persona, të cilët kanë probleme me gjymtyrët e tyre.
Juxhini ndërton në punishten e tij aksesorë të ndryshem, si proteza, orteza dhe korse, të cilat u vijnë në ndihmë personave me probleme në gjymtyrët e tyre dhe në shtyllën kurrizore.

Ky profesion është i rrallë në Shqipëri dhe sipas Juxhinit, vetëm 3 persona të tjerë e ushtrojnë, duke e bërë dhe më të domosdoshëm këtë shërbim ndaj njerëzve, të cilët vërtetë kanë nevojë t’i krijojnë vetes të gjitha lehtësirat e nevojshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto