Një shënim i shkruar me dorë nga themeluesi i Apple, Steve Jobs ka arritur një rekord - Business Magazine Albania

Një shënim i shkruar me dorë nga themeluesi i Apple, Steve Jobs ka arritur një rekord

Një shënim i shkruar me dorë nga themeluesi i Apple, Steve Jobs ka arritur një rekord duke u shitur 175.759 Dollarë, 6 herë më shumë nga sa ishte parashikuar.

Në fakt në letër është shënuar një reklamë për Apple Computer-1 që është shkruar dhe firmosur me emrin Steven jobs në vitin 1976.

Shënimi përmban hollësi teknike për kompjuterin e parë Apple dhe është firmosur nga Steve Jobs. Në shënim janë përfshirë edhe adresa dhe numri i telefonit të prindërve të tij që asokohe ishin zyrat qendrore të Apple.

 

Letra ishte pjesë e disa sendeve të ndryshme të Apple që dolën në ankand, përfshirë edhe një çek të nënshkruar nga Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Wozniak, që u shit për 135.261 Dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0