Një model i ri i iPhone në 2016

Një model i ri i 4 inç iPhone mund të vijë në fillim të 2016-ës


Shitjet rekord të modeleve 4.7 inç iPhone 6S dhe 5.5 inç iPhone 6S Plus kanë thyer tabutë e Steve Jobs që thoshte se askush nuk do të pëlqente një iPhone me ekran të madh.

Megjithatë Apple akoma shet një model me ekran 4 inç, iPhone 5S, i cili tashmë i ka mbushur dy vite. Raportohet se në muajt e parë të 2016-tës Apple ka planfikuar të nxjerrë në shitje një version të përmirësuar të iPhone 5S sipas analistit të KGI Securities, Ming Chi Kuo.

Sipas hulumtimit të analistit në fjalë, modeli i ri iPhone me ekran 4 inç do të karakterizohet nga dizajn prej metali dhe mundësisht i disponueshëm në 2 ose 3 ngjyra. Ky telefon do të ketë proçesorin më të fundit të Apple A9 prezent në iPhone 6S dhe 6S Plus.

Kamera raportohet të ngelen po të njëjtat. E pasme 8 megapiksel dhe frontale 2 megapiksel. Por më interesant është çmimi i parashikuar nga analisti i cili thotë se do të kushtojë diku mes 400-500 Euro. Ky është çmim i ulët për një iPhone dhe herën e fundit që kompania shiti një telefon me kosto të tillë ishte iPhone 5C por që nuk pati sukses për shkak të harduerit mediokër që përmbante. iPhone 5C u largua nga shitja në shtator.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0