Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale - Business Magazine Albania

Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale

Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale.Sipas mediave të huaja,  Gannett, i cili zotëron qindra gazeta lokale në SHBA, kishte eksperimentuar me përdorimin e mjetit të shkrimit sportiv LedeAI të fuqizuar nga AI në botimet e tij rajonale.

Megjithatë, lexuesit vunë në dukje shpejt se shumë prej këtyre artikujve u mungonin detaje, ishin shkruar keq dhe lexoheshin sikur shkruesi të mos e kishte parë kurrë sportin në fjalë.

Një zëdhënës i Gannett ka konfirmuar për Business Insider se kompania kishte ndërprerë përdorimin e mjeteve LedeAI për të shkruar artikuj, një lëvizje e raportuar fillimisht nga Axios.

“Ne kemi ndërprerë eksperimentin LedeAI sportiv dhe do të vazhdojmë të vlerësojmë ndërsa përsosim proceset për të siguruar që të gjitha lajmet dhe informacionet që ofrojmë përmbushin standardet më të larta gazetareske”.

Gannett është në mesin e një numri botimesh që kanë eksperimentuar me gazetarinë e krijuar nga AI, me rezultate të përziera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0