Një çip i hollë do t'ju lejojë të përdorni mediat sociale me mendjen tuaj - Business Magazine Albania

Një çip i hollë do t’ju lejojë të përdorni mediat sociale me mendjen tuaj

Shkencëtarët kanë zhvilluar një çip truri që është më i hollë se flokët e njeriut dhe do t’ju lejojë të përdorni mediat sociale me mendjen tuaj. Çipi eksperimental është projektuar për pacientët e paralizuar ose memecë, njerëz me paralizë, të cilët nuk mund të përdorin gjymtyrët e tyre për të komunikuar përmes një kompjuteri. Por, gjithashtu mund të lejojë njerëzit e shëndetshëm të përdorin mediat sociale vetëm me fuqinë e mendjes së tyre.

Ai ndryshon nga çipi i krijuar nga kompania e Elon Musk, sepse procedura është më pak invazive dhe qëndron në sipërfaqen e trurit dhe jo në inde.
Lexo: Sa karburant harxhon një aeroplan pasagjerësh?

Çipi, i quajtur Ndërfaqja Kortikale e Shtresës 7, është një rrip materiali fleksibël. Shiriti ka elektroda dhe ka një trashësi sa një e pesta e qimes së njeriut, gjë që e ndihmon atë të përshtatet me sipërfaqen e trurit, pa dëmtuar asnjë ind.

Për të implantuar pajisjen, kirurgët bëjnë një të çarë shumë të hollë në kokë. Pajisja funksionon duke mbledhur sinjalet e trurit dhe duke i interpretuar ato në komanda në një makinë të lidhur në varësi të sinjalit të trurit të marrë.

Për shkak se shkencëtarët mund të rrisin lehtësisht numrin e elektrodave në shirit, ai mund të përdoret për të trajtuar kushte të tjera neurologjike.  Implantimi është gjithashtu i kthyeshëm nëse pacientët ndryshojnë mendje.

Pajisja ka deshifruar me sukses sinjalet e trurit te kafshët dhe “Precision” shpreson të marrë miratimin e FDA për të testuar implantin te njerëzit në muajt e ardhshëm.  dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0