Nga viti i ardhshëm, Google do të mund t’ju njoftojë nëse të dhënat tuaja personale, siç është numri i telefonit, adresa elektronike apo edhe adresa e shtëpisë, shfaqen në rezultatet e kërkimit dhe të kërkoni që t’i fshihni.

Google zyrtarisht filloi me instalimin e “opsionit” që u mundëson njerëzve të nisin kërkesën për heqjen e rezultateve të kërkime në të dhënat e tyre personale, transmeton Telegraf. Ky opsion është i qasshëm për disa përdorues që nga java e kaluar, e pritet të shfaqet edhe tek pjesa tjera e përdoruesve. Google njoftoi në Twitter se, në fillim të vitit të ardhshëm, ky sistem i ri i informimit do të jetë i qasshëm për pothuajse çdo përdorues në mbarë botën.
Megjithatë, duhet theksuar që Google largon vetëm rezultatet e kërkimit, e jo edhe përmbajtjen në ueb-faqe. Informacionet do të jenë akoma në çdo ueb-faqe që gjenden, por njerëzit do ta kenë më të vështirë t’i gjejnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto